Politikë

Shtyhet gjyqi për Statutin e PD, data për seancën e radhës

Seanca është caktuar për në datën 3 nëntor.

k.m
Shtyhet gjyqi për Statutin e PD, data për seancën e radhës
Gazment Bardhi, Lulzim Basha dhe Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të bëra në Kuvendin e 2 shtatorit. Seanca e radhës është caktuar për në datën 3 nëntor, ditën e premte. Gjatë seancës, përfaqësuesi i Bashës kërkoi dokumentacionin e paraqitur në këtë gjykim nga pala e legjitimuar. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Gazment Bardhit, Marash Logu tha se Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD-së, Lulzim Basha. 

“Ligjshmëria dhe kushtetushmëria e këtij gjykimi cenon një tjetër gjykim dhe një tjetër padi në gjykatë, e bërë nga Këshilli Kombëtar i PD, i bërë në korrik, 2023, afërsisht dy muaj përpara se pala kërkuese të kërkonte regjistrimin e ndryshimeve statutore. Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD, Lulzim Basha. Në këto kushte, duke qenë përballë një kërkese për të cilën është ngritur padi, atëherë do jemi përballë dy gjykimeve që përplasin njëra-tjetrën,”- tha ai.

Gjykata u la në dispozicion 2 ditë kohë për paraqitjen e materialeve shtesë grupit të Bardhit. Kujtojmë se seanca e fundit në Dhomën Civile u shty për shkak të kërkesës së përfaqësuesve të Gazment Bardhit, ku gjykata u kërkoi të sjellin autorizimin e nevojshëm. 

Gjyqi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit të kërkuar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha vijon. Në ndryshimet statutore të 2 shtatorit, Lulzim Basha emëroi veten e tij në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike gjë që çoi në shkarkimin e Gazmend Bardhit, t’i hiqte disa kompetenca sekretarit të përgjithshëm dhe t’ia kalonte kryesisë së partisë. Po ashtu, çoi në përjashtim e të gjithë demokratëve që kandiduan në 14 maj me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës, apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit./ Zëri.ai

Poll

MOS HUMB