Politikë

S'ka bojkot! PD do të jetë në Kuvend- Berisha: Betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë

Berisha hodhi poshtë idenë e bojkotit dhe u shpreh se opozitarët do të jenë pjesë e Kuvendit.

F.I
S'ka bojkot! PD do të jetë në Kuvend- Berisha: Betejë
Sali Berisha

TIRANË-Teksa shtatori po afron edhe Partitë Politike po bëhen gati për Parlamentin e ri. Lëvizjet e Partisë Demokratike janë ata që u diskutuan më tepër gjatë muajve të verës, por me afrimin e vjeshtës janë vendosur dhe hapat e ardhshëm që opozita do ndjekë në Kuvendin e ri.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se po afron momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse mbi hapat e ardhshëm, por një gjë është e qartë, theksoi ai, “rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga opozita”. Ai hodhi poshtë idenë e bojkotit dhe u shpreh se opozitarët do të jenë pjesë e Kuvendit.

Sali BerishaPo afrohet momenti kur PD do të marrë vendimet përkatëse, një gjë është e sigurt që PD këto zgjedhje nuk do ti njohë kurrë. Unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje, bëhet bashkë autor në këtë mega krim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e lirisë. Kam përshtypjen se shqiptarët do ti përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që zhvilloi Edi Rama më 11 maj. U përket shqiptarëve dhe opozitës të ngrihen me gjithë fuqinë e tyre, të gatshme për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. PD do ta bëjë këtë betejë kudo. Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.

Ndërkohë edhe 9 muaj kanë mbetur nga mbarimi i mandatit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe duhet të rihyjë në zgjedhje për kryetar. Por edhe pse në mes janë shumë muaj, disa prej demokratëve të zgjedhur deputetë apo të tërhequr nga radhët e opozitës, kanë kërkuar largimin e Berishës dhe shprehur dëshirën për të zënë postin e kryetarit. Në ditët në vijim Berisha pritet të thërrasë në seli grupin e ri parlamentar për mbledhjen e parë të deputetëve të rinj, për të diskutuar aty aksionin në Kuvend dhe ndarjen e posteve parlamentare./ZËRI

Poll

MOS HUMB