Politikë

S’kemi prerë në besë askënd”, Rama për Thethin: Legalizuam shtëpitë e gjyshërve, ndërtesat e prishura janë ndërtuar muajtë e fundit

Kryeministri reagoi pas debatit për ndërtime pa leje në Theth. Rama tha se shteti legalizoi 300 banesa tradicionale dhe theksoi se “të ardhurit” kanë bërë pushtimin e egër të parkut.

f.g
S’kemi prerë në besë askënd”, Rama për
Edi Rama

TIRANË- Në mes të polemikave për ndërtimet pa leje në një nga zonat më të bukura dhe të mbrojtura të vendit, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk ka pasur kurrë asnjë marrëveshje të heshtur me askënd për ndërtim në Theth.

“S’kemi prerë në besë askënd,” tha Rama gjatë një takimi me deputetë dhe drejtues vendorë, duke iu referuar akuzave që shteti po shemb ndërtime të njerëzve të thjeshtë. Ai e hodhi poshtë këtë ide, duke theksuar se qeveria e ka mbajtur fjalën aty ku e ka dhënë: legalizimi i shtëpive të trashëguara nga gjyshërit e banorëve të vjetër të Thethit.

Sipas tij, janë rreth 300 legalizime të përmbyllura në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjencinë e Kadastrës. Por ajo që ka ndodhur më pas, thekson ai, nuk ka lidhje me këtë proces.

“Ndërtesat që janë prishur, janë ndërtuar në muajt e fundit. Nuk janë banesa për të futur kokën, por ndërtime për fitim. Shumë prej tyre janë ngritur nga njerëz që s’kanë lidhje fare me Thethin,” deklaroi Rama.

Ai foli për një valë ndërtimesh të egra, që ka zaptuar “zemrën e parkut”, duke e cilësuar situatën si një pushtim të organizuar, jo si mbijetesë e banorëve. Në këtë histori, shtoi ai, nuk mungon as përgjegjësia e institucioneve të drejtësisë.

Në qendër të kritikës, Kryeministri vuri prokurorinë e Shkodrës, e cila sipas tij ka injoruar një numër të madh kallëzimesh të bëra nga policia për 40 subjekte ndërtuese.

“Policia ka çuar denoncimet, prokuroria s’ka bërë asnjë veprim. Tani presim vendimin e KLP-së për këtë çështje,” u shpreh ai./ZËRI/

Poll

MOS HUMB