Politikë

Skrapari i Ilir Metës ngjyroset rozë, fiton PS! PD merr vetëm 30% të votave, "Shqipëria Bëhet" forcë e tretë

Edhe pse vendlindja e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duket se opozita nuk ka bindur në Skrapar.

k.m.
Skrapari i Ilir Metës ngjyroset rozë, fiton PS! PD merr vetëm 30%
Foto ilustruese

TIRANË- Mbyllet numërimi i votave në Bashkinë e Skraparit ku Partia Socialiste ka fituar bindshëm përballë Partisë Demokratike. Edhe pse vendlindja e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duket se opozita nuk ka bindur në Skrapar. Nga numërimi i 23 kutive të votimit, Partia Socialiste ka marrë 66.46% të votave. Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 1588 ose 29,20 për qind të votave. Në këtë zonë, forcë e tretë është koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, duke siguruar 120 vota. 

REZULTATET E NUMËRIMIT:

Skrapari i Ilir Metës ngjyroset rozë, fiton PS! PD merr vetëm 30%

1. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 1588
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 50
3. Lëvizja Atdheu LA 2
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 4
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 3614
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 120
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 7
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 0
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 0
10. Partia Mundësia MUNDESIA 37
11. Partia Socialdemokrate PSD 16

Poll

MOS HUMB