Politikë

Betohen 5 ministrat e rinj të kabinetit Rama, ende në pritje Mete dhe Ibrahimaj. Kryeministri mungon, 'i mbikqyr' Balluku

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë plenarë jashtë rendit për të miratuar ndryshimet e kabinetit Rama.

k.m.
Betohen 5 ministrat e rinj të kabinetit Rama, ende në pritje Mete dhe
Pamje nga Presidenca

TIRANË- Betohen 5 ministrat e rinj të kryeministrit Edi Rama. Paraditen e sotme, në ambientet e Presidencës, 5 ministrat e rinj kanë bërë betimin duke marrë zyrtarisht detyrën, përveç Delina Ibrabimajt. Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj pritet që të miratohen në një seancë tjetër në Kuvend, ku përkatësisht do të marrin postin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave, ndërsa Ibrahimaj do të kalojë si ministre shteti pa portofol, për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave nuk u votua për dekretin për emërimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, për shkak të detyrës së tij si anëtar i bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.

Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro, por emërimi në krye të dikasterit do të duhet të shtyhet për në seancën e ardhshme të ditës së enjte. Gjithashtu ajo që vihet re është se sot asnjë prej ministrave nuk shoqërohej nga kryeministri Edi Rama, por nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku, ndërsa Rama me shumë gjasa është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkë me të ishte i pranishëm gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.  

Betohen 5 ministrat e rinj të kabinetit Rama, ende në pritje Mete dhe
Ministrat e rinj

EMRAT E MINISTRAVE QË DO IKIN DHE ATA QË DO VIJNË

Ministër i Financave dhe Ekonomisë - Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit - Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale - Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti - Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme - Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit - Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) - Largohet Milva Ekonomi

I pari që do të nisë menjëherë detyrën e tij është ministri i ri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili do të shoqërojë kryeministrin Edi Rama më 14 shtator në New York për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku Shqipëria ka ende Presidencën. Megjithatë ndryshimet në qeveri, nuk kaluan pa debate ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Sidomos pas akuzave të opozitës për ministret e qeverisë Rama. Tashmë, ish-kryediplomatja Xhaçka ende po shqyrtohet për mandatin e saj si deputete e Partisë Socialiste, për shkak se bashkëshorti i saj u shpall "investitor strategjik" nga qeveria, gjë që u cilësua si shkelje nga opozita, e cila e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Ndërsa kjo e fundit, e riktheu për shqyrtim nga Komisioni i Mandateve në Kuvend, që ende nuk ka dalë në një përfundim.

Megjithatë Xhaçka nuk është e vetmja që është akuzuar nga opozita, pasi edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, akuzohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian, për shkak të "rrjedhjeve" të fondeve të IPARD të akuoluara nga Unioni. E po ashtu, edhe Edona Bilali gjithashtu nuk ka shpëtuar nga akuzat për shkak të fondeve që Ministria e saj ka dhënë për "start-up" e bizneseve. 

Poll

MOS HUMB