Politikë

Zyrtarisht i pandehur! GJKKO vendos fatin e Belerit, Athina dërgon 'vëzhgues' një ministër

Yannis Oikonomou, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në spitalin e burgut të Durrësit.

k.m.
Zyrtarisht i pandehur! GJKKO vendos fatin e Belerit, Athina dërgon
Fredi Beleri

TIRANË- Një ndër çështjet më "të nxehta" diplomatike të Shqipërisë, është pikërisht gjykimi që po i bën GJKKO, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Sot, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Seanca ka vendosur të dërgojë për gjykim dosjen e Belerit që akuzohet për shitblerje votash. Seanca nisi në orën 12:00, ka zgjatur rreth katër orë dhe është zhvilluar mes debateve të forta.

Avokati i kryebashkiakut ka kërkuar që klienti i tij të lirohet nga qelia duke u shprehur se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për akuzat e ngritura, e madje duke shtuar se ka pasur dhe shkelje të procedurës.

Beleri nuk ka pse qëndron në burg. Ky gjyq do të zgjasë, do të vijnë të dëshmojnë. S’ka pse qëndron në burg,”- ka deklaruar avokati. Përtej pretendimeve, trupa gjykuese vendosi ta konsiderojë të vlefshme akuzën e prokurorisë për “korrupsion në zgjedhje”, duke mos e pushojë çështjen. Pikërisht këtë të enjte, teksa Beleri priste vendimin, në Tiranë ka mbërritur edhe një i dërguar special i Athinës zyrtare.

Bëhet fjalë për Ministrin e Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou, i cili ka ardhur në kryeqytetin shqiptar, në kuadër të Procesit të Berlinit. Yannis Oikonomou, më 15 shtator, pritet të vizitojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në spitalin e burgut të Durrësit.

Megjithatë që nga prangosja e Belerit, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, në qelinë e tij ka shkuar edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi. Kjo e fundit ka ndjekur çdo hallkë të procesit gjyqësor, duke mbajtur kontakte edhe ish-kryediplomatin Nikos Dendias. Tashmë Beleri do të përballet me drejtësinë si zyrtarisht i pandehur, në seancën e radhës e cila do të mbahet ditën e hënë, më 18 shtator.

Arrestimi i Fredi Belerit më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje dhe mbajtja e tij në paraburgim ka sjellë acarim në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Për çështjet e Belerit është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin të paligjshëm e politik. Pala greke, përveçse është angazhuar me telefonata dhe takime me diplomatët shqiptarë, nuk i ka kursyer as adresimet publike ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fushatës elektorale "shënjestroi" kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për Himarës. Disa ditë pas sulmeve të Ramës, u bë edhe prangosja e Belerit, duke bërë që pala greke të gjente një lidhje mes dy ngjarjeve. Sipas Athinës zyrtare, kreu i qeverisë shqiptare do një të besuar të tij në Himarë për të shitur pronat e minoritetit grek, ndërsa Rama ka reaguar disa herë zyrtarisht duke u shprehur se nuk ka asnjë ndikim tek drejtësia, ndërsa ka hequr dhe një paralele me një operacion të zhvilluar në Greqi, ku gjatë zgjedhjeve disa persona u prangosën për shitblerje vote. Megjithatë kërkesa e kreut të qeverisë shqiptare nuk është përfillur nga homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis. Tensionet arritën kulmin kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi në një takim informal në datën 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor, por ftesa për Shqipërinë nuk nuk erdhi kurrë tek Rama, por tek presidenti Bajram Begaj. 

Ndërkohë që çështja është ende në gjyq, Greqia po ushtron një presion në rrugë diplomatike, duke kërcënuar se do të pengojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, me pretendimin se nuk respekton minoritetet. Duke marrë parasysh situatën e krijuar, Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar një tjetër mesazh autoriteteve shqiptare në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, ndërsa kërkonin një proces të rregullt. Për të cilin, në një intervistë për mediat greke, Rama u shpreh se i tillë do të jetë, pa harruar të shtojë se ndërhyrja e vetme, vjen nga Greqia./Zëri

Poll

MOS HUMB