Politikë

Çuçi zbulon prioritetet e PS-së, pyetet kë do të zgjedhë mes Bashës dhe Bardhit

Gazmend Bardhin apo Lulzim Bashën? Kë do të njohë Bledi Çuçi si kryetar të grupit parlamentar të partisë Demokratike në opozitë?

E.K

Çuçi zbulon prioritetet e PS-së, pyetet kë do të

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi, ka dhënë intervistën e tij të parë pas marrjes së postit ku ka zbuluar dhe priorietet e Partisë Socialiste në këtë sesion të ri.

Reforma zgjedhore, ligje të reja për drejtësinë e re por dhe zgjedhja e avokatit të Popullit ishin pikat e renditura nga Çuçi, për të cilat kërkoi padyshim dhe bashkëpunimin e opozitës.

Reforma zgjedhore

Duhet të gjejmë një formulë që është lënë detyrë nga gjykata kushtetuese që ti përshtatet Shqipërisë.  Do të vijojmë të këmbëngulim që me reformën zgjedhore të adresojmë dhe votën e emigrantëve.

Reforma në drejtësi

Do të preken të gjitha ligjet e drejtësisë së re. Jemi në konsultim dhe me partnerët. Me të arritur një draft pëfundimtar do ta fusim në procesin e diskutimit. Brenda këtij sesioni ti kemi miratuar amendamentet. Është e rëndësishme sepse duhet të modifikojmë disa probleme që kanë lindur gjatë aplikimit

Avokati i Popullit

"Urgjent duhet të zgjedhim avokatin e popullit. Besimplotë se me opozitën do arrijmë të gjejmë një figurë që do të vijë me propozim nga opozita por të jetë figurë dinjitoze për atë pozicion”

I pyetur se në derën e cilit do të trokasë, të Gazment Bardhit, apo Lulzim Bashës, Çuçi tha se do të bashkëpunojë me atë që ka përfaqësinë ligjore.

“Ne do të trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për t’u trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur të bëjë më të mirën për Shqipërinë. Se ku e cakton zyrën opozita nuk është çështja jonë", tha Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së?

‘Lindita Nikolla nuk caktoi kryetar të grupit parlamentar. Lexoi një njoftim dhe sigurisht që Nikolla do të marrë një opinion nga shërbimet e Kuvendit dhe është qartë se kë do të ftojë si kryetar të grupit parlamentar të një partie të caktuar. Se tha Nikolli që nuk është Gazmend Bardhi dhe as Lulzim Basha. Nuk e cakton kryetari i PS-së larg qoftë kryetarin e grupit të një të grupit parlamentar të PD-së. Jam i nderuar që jam kryetar i grupit te PS-së.’- tha Çuçi.

Poll

MOS HUMB