Politikë

VD: Tedi Blushi qëllon me dosje kryebashkiakun, Veliaj: Je i paaftë! Meta i del në mbrojtje këshilltarit të tij: Erion, jemi në luftë nga sot!

Tedi Blushi kërkoi fjalën, por Veliaj ndërhyri duke kërkuar që të përfundonte ai atë që sapo kishte nisur që të thoshte para të tjerëve në sallë.

k.m.
VD: Tedi Blushi qëllon me dosje kryebashkiakun, Veliaj: Je i paaftë!
Tedi Blushi, Erion Veliaj dhe Ilir Meta

TIRANË- Tensione dhe përplasje në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Përplasja fillimisht ka nisur mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe këshilltarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit kërkoi fjalën, por Veliaj ndërhyri duke kërkuar që të përfundonte ai atë që sapo kishte nisur që të thoshte para të tjerëve në sallë. Më pas, debati vazhdoi dhe Blushi e qëlloi me një dosje që kishte para vendit ku ishte i ulur. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Veliajt, i cili e ironizon, ndërsa kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, kërkoi menjëherë ndërhyrjen e Policisë Bashkiake. 

MOMENTI I PËRPLASJES: 

Erion Veliaj: Mund të vazhdosh të vetëdiskreditohesh deri në vdekje. Por kjo është mungesë edukate. Më ngatërron me atë me bllok në dorë. Më ngatërron me atë të bllokut. A e kupton që je i paaftë edhe të gjush! Je komplet i paaftë!

Romina Kuko: Zoti Blushi jeni i ftuar që të lini sallën. Zoti Valter ju lutem. Policia Bashkiake ju lutem...

Pasi mbledhja u ndërpre, përplasja duket se ka vijuar por kësaj here mes Halit Valterit dhe Tedi Blushit. Të pranishmit në mbledhje bënë me dije për ZËRI dhe pas përplasjes Blushi-Veliaj, konflikti është pasuar nga një përplasje fizike mes këshilltarit të PL-së dhe atij të Partisë Socialiste. Pas ngjarjes, menjëherë ka ardhur një reagim edhe nga kryebashkiaku në rrjetin e tij social "X", i cili kërkoi që të zbatohej ligji për të ndëshkuar sjelljen e sotme të Blushit në ambientet e Këshillit Bashkiak. 

VD: Tedi Blushi qëllon me dosje kryebashkiakun, Veliaj: Je i paaftë!

"Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri. Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij,"-shkruan Veliaj lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme.

Pas Veliajt, nuk ka vonuar shumë për një reagim edhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Duke ndarë një foto me Veliaj, ku të dy shtrëngojnë duart, Meta ka shpallur "gjendjen e luftës" me kryebashkiakun e Tiranës. 

VD: Tedi Blushi qëllon me dosje kryebashkiakun, Veliaj: Je i paaftë!

"Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn. Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!,"-shkruan Meta. 

Megjithatë, deri më tani, edhe pse Veliaj kërkoi që Blushi të ndëshkohej sipas ligjit për dhunën që shkaktoi në Këshillin Bashkiak, ende nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen e ndodhur. Por si Blushi, edhe Valteri, të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari i Partisë Socialiste Halit Valteri, ai i cili ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit ndaj Blushit, duke pretenduar se ky i fundit e ka dhunuar fizikisht me grusht por edhe me sende të rënda. Pas depozitimit të kallëzimit, Blushi është marrë në pyetje nga efektivët e Policisë për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB