Politikë

Turi nëpër diasporë/ Çuçi-deputetëve: Angazhohuni! Merreni me më shumë impenjim

Një ditë pas takimit me diasporën në Greqi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim për angazhimin e deputetëve.

k.m.
Turi nëpër diasporë/ Çuçi-deputetëve:
Bledi Çuçi

TIRANË- Si çdo të hënë, edhe sot Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Një ditë pas takimit me diasporën në Greqi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim për angazhimin e deputetëve. Por mesa duket prej disa të tjerëve nuk ka qenë mjaftueshëm. Për takimin e radhës në Itali, i cili do të mbahet më 26 maj, Çuçi kërkoi më shumë impenjim. 

"Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim,"- tha ndër të tjera në fjalën e tij Çuçi. Përveç çështjeve të Partisë Socialiste, Çuçi u ndal më pas në punimet e Kuvendit, duke përsëritur kërkesën që të mos ketë mungesa si në mbledhjet e Komisioneve parlamentare, por edhe në seancën plenare.

Pas takimit me shqiptarët në Athinë, Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani./ZËRI

Poll

MOS HUMB