Politikë

VD/ Plas keq në Komision, kolegët e PD përplasen me Flutura Açkën, i rrëmbejnë mikrofonin

Pasi u kanë fryrë zhurmuesve në sallë, dhe i kanë marrë mikrofonin Flutura Açkës, deputetët e grupit Berisha-Bardhi ia kanë dalë të bllokojnë punën e komisionit

E.K
VD/ Plas keq në Komision, kolegët e PD përplasen me Flutura
Deputet perplasen ne salle

TIRANË- Përplasje të forta në Komisionin për Median dhe Edukimin mes deputetëve të Partisë Demokratike.

Shkak për këtë janë bërë deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka që i kanë bllokuar mikrofonin koleges së tyre Flutura Açka, të cilët e akuzojnë se është një fasadë e Edi Ramës.

“Deklaro se je me mazhorancën. Këtu ke ardhur me votën e demokratëve, kur të vish me votën e socialistëve…”, ishte akuza e Flamur Nokës në drejtim të Flutura Açkës, e cila u detyrua që të mbyllte mbledhjen brenda 2 minutash.

Debatet:

Flutura Açka: Të nderuar kolegë… Gazi të lutem, e di shumë mirë ti se çfarë mëkatesh ke me Flutura Açkën, i di shumë mirë ti mëkatet e tua. Jemi të detyruar të nderuar kolegë, më lër, më lër ta mbaroj. Ulu dhe drejtojmë se bashku këtë mbledhje.

Bardhi: Nuk flet dot Flutura, ndërprite fjalën. Leri hartimet e Edi Ramës. Mos harro që Evis Kushin bdhe bandat e saj i ke pasur përballë në Elbasan

(Flamur Noka shkul mikrofonin)

Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra prej teje o Gaz Bardhi

Bardhi: Je me votën time aty Flutura. Fike mikrfonin

Noka: Trup

Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore, lëri hartimet. 

Ndërkohë që debatet kanë vijuar dhe me deputeten e Partisë Demokratike, Merita Bakiu. Me tone të ashpra, Bardhi i është drejtuar Bakiut që të mos ndërhyjë për t’i dalë zot Lulzim Bashës. Këtë të fundit, Bardhi e ka konsideruar si një person që ka shitur interesat e demokratëve

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Nuk kam gjë me ty. O Merita a ka mundësi. Pazaret i bën ai shefi jot.

Merita Bakiu: Lëri ofendimet

Gazment Bardhi: Nuk po të ofendon askush.

Bardhi: O Merita pusho tani. Lulzim Basha është shërbëtor  i regjimit dhe një zagar që ka shit interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga mbrapa.

Bakiu: Ti i ke shkuar nga mbrapa.

Bardhi: Ai zagari ka shit interesat e demokratëve

Bakiu: Unë jam me interesat e demokratëve.

Bardhi: Absolutisht nuk je me interesat e demokratëve.

Në ndihmë të deputetes Açka, ka ardhur dhe rivalja e saj në Partinë Socialiste Blerina Gjylameti, e cila i kujtoi Bardhit dhe Nokës që nuk duhet të ‘merreshin me një femër’. Mbledhja e këtij komisioni pritet që të kalojë online, njësoj siç ka vendosur mazhoranca për të gjitha komisionet e tjera. Socialistët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë opozitën të bllokojë jetën parlamentare. 

Prej 21 Tetorit, opozita e përfaqësuar nga grupimi i Rithemelimit, dhe deputetët që drejtohen ngsa Gazment Bardhi kanë radikalizuar aksionon e tyre, duke tentuar që të bllokojnë të gjitha seancat plenare, si dhe punën e komisioneve parlamentare. Ata kërkojnë nga mazhoranca, që të pranojë kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, si dhe kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit për Reformën Zgjedhore, nga Enkelejd Alibeaj që është aktualisht, te Oerd Bylykbashi.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB