
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur në 'Opinon' në lidhje me një deklaratë që ka bërë Gazment Bardhi për vëllain e tij Olsi Ramën.
'Vëllai i kryeministrit Edi Rama ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë”,-ka qenë kjo deklarata e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin “Opinion”. Bardhi tha se disponon prova dhe se këto prova, opozita do t’i nxjerrë në Komisionin Hetimor për TIMS.
Rama e cilësoi këtë deklaratë një sulm të ulët ndaj familjes, duke mohuar përfshirjen e vëllait të tij në një aferë të tillë. Kryeministri gjithashtu tha se këto akuza janë pretendime të Bardhit, të cilit i kujtoi sulmet që ai ka bërë edhe për djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Edi Rama: Nga të dhënat e tyre para se të jetë vëllai i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështjen e drogës, kriminalitetit, të larjes së parave, të dhunës në familje, të të gjithave të zezave dhe janë të dhënat e tyre të stërthëna pafundësisht. Kur gjendesh përball një pyetje të tillë, ka dy mënyra. Njëra që të vijnë shqiptarçe, që kur shikon një fytyrë që është e mirënjohur për opinionin publik. Është ti kthesh përgjigje shqiptare, është vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Kur të ngacmojnë deri në këtë pikë dhe të rikujtojnë se përgjegjësia e barra e më e madhe është të shikosh familjen tënde të dhunuar. Të shikosh vajzën tënde të dhunuar që nuk ka përfituar asnjëherë për shkak të detyrës time. Kur shikon, vëllain, gruan tënd, babin të ikur në atë botë, kjo është barra më e rëndë në këtë detyrë se është familja jote që paguan një kosto. Më rivjen pesha e përgjegjësisë dhe e dhimbjes. Çfarë informacioni të kem unë o Fevzi? Të kem informacion që çfarë? Çfarë thotë ajo llojë fytyre që nxore përpara, është shëmbëlltyra e një shpërfytyrimi politik, moral që mëshiron ai grup. Është një shpërfytyrim në sytë e të gjithë shqiptarëve Në rastin konkret e njëjta fytyrë ka thënë gjëra ekstreme për djalin e atij që tani i ka vajtur e i është ulur në prerë. Ai do nxjerri atë që nuk thuhet. Nuk kam hallin un se çfarë të dhënash kanë këta.