Politikë

VIDEO/ Me dy gishtat lart, Berisha flet nga dritarja e sallës së Kuvendit: Jemi tmerri i Ramës

Deputetët e tjerë kanë mbetur jashtë, duke qenë se Garda e Republikës kishte rrethuar Kuvendin që të mos i lejonte të futeshin brenda.

F.m
VIDEO/ Me dy gishtat lart, Berisha flet nga dritarja e sallës së
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë të flasë nga dritarja e një prej sallave të Kryesisë së Kuvendit. Ai ka arritur të futet brenda që në momentin që mbërriti në sallë, ndërsa deputetët e tjerë kanë mbetur jashtë, duke qenë se Garda e Republikës kishte rrethuar Kuvendin që të mos i lejonte të futeshin brenda.

“Ata që janë aty janë të gjithë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, deputetë me imunitet. Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti, deputetët nuk janë ndaluar të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Frika dhe tmerri i Edi Ramës, bënë që ai të urdhërojë Lindën e tij në aktet më të turpshme, më antiligjore. Kjo sallë këtu është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD. Edi Rama ka frikë, ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD.

Shikoni deri ku arrin verbëria e tyre politike. Pra, sipas tij, ata që i përjashton ai nga aktiviteti parlamentar, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjen e grupit të tyre parlamentar.

As Lukashenko, as Putini nuk mund të japin dhe nuk kanë dhënë ndonjëherë një urdhër të tillë. Kjo është fytyra e Edi Ramës, ky është morali i Edi Ramës. Ja ku jemi këtu ne, të mbledhur. Ne vazhdojmë betejën tonë.

Siç e shihni ne po mbrojmë Kushtetutën nga një bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, i cili i tmerruar nga grupi parlamentar dhe PD, jep urdhra të tillë që nuk i ka dhënë kush kurrë.

Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje.Histori më të turpshme nuk ka. Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar. Kështu po sillesh me parlamentin.  Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty. Turp, 1 mijë herë turp!”, u shpreh Berisha.

Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë sot është mbledhur online.

Poll

MOS HUMB