Politikë

Vijon dorëzimi i kutive me votat në Himarë, shoqërohen dhe nga efektivë të policisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në total kanë votuar 8333 zgjedhës, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë.

F.m
Vijon dorëzimi i kutive me votat në Himarë, shoqërohen dhe
Kutitë me vota

HIMARË- Mbyllja e procesit të votimit është shoqëruar me dorëzimin e kutive në KZAZ. Në KZAZ nr.88 ka nisur dorëzimi dhe grumbullimi i kutive nga 36 qendra votimi që ka në total kjo bashki. Gjithashtu po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që u përdorën në qendrat e votimit. Shoqërimi i kutive është bërë edhe në prezencën e Policisë së Shtetit për të shmangur incidentet e mundshme. Me përmbylljen e dorëzimit të materialeve zgjedhore do të nisë numërimi i votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në total kanë votuar 8333 zgjedhës, ose 37.69% e totalit të 23.074 zgjedhësve në listë. Votuesit zgjodhën sot mes Vangjel Tavos që ishte kandidati i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Nga KQZ është bërë me dije se rezultatet do të bëhen publike nesër në mëngjes, maksimumi deri në orën 10:00.

Poll

MOS HUMB