Politikë

Xibraka/ Është thirrur për t’u marrë në pyetje, Bardhi letër SPAK-ut: Në datën 15 jam në Londër, ndryshoni datën

Bardhi ka vënë në dijeni SPAK-un që në datën 15 Maj nuk do të jetë në Shqipëri

E.K
Xibraka/ Është thirrur për t’u marrë në pyetje,
Gazment BARDHI

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, përmes një letre, i ka kërkuar SPAK-ut që t’i caktojë një datë të re për t’u marrë në pyetje, dhe jo 15 Majin, siç e kishte kërkuar Prokuroria e Posaçme. Sipas Bardhit, të mërkurën ai nuk do të jetë në Shqipëri, pasi ka një aktivitet politik në Londër, nga datat 14 deri në 23 Maj. Bardhi është thirrur në SPAK, për të dhënë informacione në lidhje me dosjen Xibraka, dhe denoncimin që ai ka bërë se i përfshirë në laboratorin e kokainës, ka qenë dhe vëllai i kryeministrit shqiptar Olsi Rama.

Pak javë më parë, kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi Olsi Ramën si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Sipas Bardhit, Rama kishte lidhje dhe njohje me një prej personat kryesorë të këtij grupi, si dhe përmes sistemit TIMS është faktuar udhëtimi disa herë me të njëjtën makinë me Genci Xhixhën, Ermal Hoxhën dhe të akuzuarit e tjerë.

Sipas Bardhit, emri i Olsi Ramës ishte kursyer nga prokurorët e krimeve të rënda të asaj kohë, dhe për kërë opozita kërkoi në SPAK një hetim të ri për vëllanë e kryeministrit. Nga ana tjetër, edhe Olsi Rama kallëzoi në SPAK, Gazment Bardhin nën akuzën e shpifjes, dhe tha se njëri prej tyre duhet të përgjigjet përpara drejtësisë në lidhje me akuzat. Por SPAK nuk e pranoi kallëzimin duke shtuar se në fakt nga ana e Bardhit nuk ishte bërë asnjë kallëzim penal, por vetëm kishte ofruar informacion për një çështje të arkivuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB