
SHBA- Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim është takuar së fundmi me kryeministrin Edi Rama në Nju Jork, në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kim ka ndarë foton me Ramën ku shkruan se ndihet e lumtur për takimin.
Po ashtu Kim, e cila tashmë mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet Europiane ka zbardhur dhe bisedën me Ramën. Ajo bën me dije se në fokus të bisedës ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.
POSTIMI:
E lumtur të shihja kryeministrin Edi Rama në #UNGA78, ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në #Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, mbështetjen e SHBA-së për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Pleased to see ???????? PM @ediramaal at #UNGA78, where he presided over Security Council debate on Russia’s invasion of #Ukraine. We also had the opportunity to discuss ways to strengthen ????????-???????? relations, ???????? support for Albania’s EU accession path, and our cooperation at NATO and on… pic.twitter.com/p55K7F2Frx
— Ambassador Yuri Kim (Acting Asst Sec) (@StateEUR) September 21, 2023