Politikë

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 08:00 pjesëmarrja 2.28%

Për një orë, që nga hapja e qendrave të votimit, pjesëmarrja e votuesve është 2.28%.

k.m.
Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 08:00
Pamje nga QV

HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije pjesëmarrjen e votuesëve deri në orën 8.00 të mëngjësit në Himarë. Për një orë, që nga hapja e qendrave të votimit, pjesëmarrja e votuesve është 2.28%.

Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjithsej kanë votuar 372 nga 16 286 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.

Në total janë 36 qendra votimi në Himarë, që do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Më pas, do të nisë numërimi.

Gara zhvillohet mes Vangjel Tavos që kandidon nën siglën e PS dhe kandidatit opozitar Petro Gjikuria. Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë vijnë pas burgosjes së ish-kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri dhe dënimit të tij nga gjykata me dy vjet heqje lirie për blerje votash./ZËRI

Poll

MOS HUMB