Qytetërim

A kanë qenë të lidhur Brikena dhe Mateo? Ndarja mes tyre erdhi për shkak se ish-missi kërkoi që të prezantoheshin familjet

Brikena ka kërkuar që gjërat të bëheshin më “prezente” dhe më të qarta, përfshirë edhe takimin me familjarët e saj

E.K
A kanë qenë të lidhur Brikena dhe Mateo? Ndarja mes tyre erdhi
brikena dhe mateo

TIRANË- Hyrja e Mateos në “Big Brother VIP Albania” ndezi menjëherë debat, dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishte reagimi i Brikenës: i ftohtë, refuzues dhe i prerë. Mateo ka pretenduar se mes tyre ka pasur një komunikim disamujor, që nuk është konkluduar në një lidhje të mirëfilltë, edhe pse ka pasur një takim mes tyre. Në lidhje me aludimet që janë krijuar në rrjet, ka pasur një reagim nga Anaid Kaloti (fitues i “Big Brother 6”), i cili ka ndarë në Instagram një sqarim të detajuar, duke hedhur dritë mbi “krisjen” e raportit të dyshes jashtë shtëpisë.

Sipas Anaidit, njohja mes Mateos dhe Brikenës nuk ka qenë sporadike. Ai thekson se komunikimi i tyre ka zgjatur gjatë dhe nuk bëhet fjalë për një shkëmbim të shkurtër:

“Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe,” –shkruan ai, duke lënë të kuptohet se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dyja palët.

Sipas tij, Brikena ka kërkuar që gjërat të bëheshin më “prezente” dhe më të qarta, përfshirë edhe takimin me familjarët e saj. Por Mateo, sipas Anaidit, e ka refuzuar në atë kohë.

“Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen,” –sqaron ai.

Në të njëjtin reagim, Anaid Kaloti thotë se hyrja e Mateos nuk ka qenë e motivuar vetëm nga Brikena, por edhe nga ambicia personale e tij në lojë. Ai përmend gjithashtu se ekziston vetëm një foto/screenshot mes tyre, diçka që sipas tij e dinin të dyja palët dhe produksioni.

Nga ana tjetër, Anaidi del në mbrojtje të Brikenës përballë komenteve negative në rrjet, duke i quajtur disa komentues të tepruar, duke e cilësuar atë si “supergocë” dhe duke kërkuar që të mos hidhet baltë mbi vajzat.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ka pasur një komunikim mes vetë Mateos dhe Brikenës, ku sipas tij ai e ka përmendur njohjen mes tyre, pasi ishte pyetur nga produksioni.

Mateo i dha banores imunitet duke e marrë me vete brenda në ‘Akuarium’, ashtu si edhe dy banoret e reja që zgjodhën Mirin dhe Kristin.

Brikena nga ana e saj si fillim u revoltua duke zgjedhur mos të pranonte të futej në Akuarium’, ndërsa Mateo u shpreh se prej saj priste të paktën një falënderim.

“Për sa i takon shpëtimit që bëra, nuk u bëra pishman se bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra sepse unë i dhashë imunitet. Mjaftonte një faleminderit asgjë më shumë, por nuk ka problem”, tha banori. Në nisje të Big Brother, vetë Brikena pati deklaruar se në jetën e saj të deritanishme, nuk kishte pasur asnjë lidhje me një mashkull. /ZËRI

Poll

MOS HUMB