Qytetërim

Tragjedia e Crans-Montana/ Drama e dy futbollistëve të rinj, Dos Santos në gjendje të rëndë, Thelen shpëton për mrekulli

Tragjedia në “Le Constellation” ka hapur një debat të gjerë mbi standardet e sigurisë në lokalet e natës në Zvicër, ndërsa autoritetet premtojnë hetime të plota dhe masa të reja për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla

E.K
Tragjedia e Crans-Montana/ Drama e dy futbollistëve të rinj, Dos
Eliot Thelen

ZVICËR- Futbolli europian u përfshi edhe në dhimbjen e madhe të tragjedisë së Crans-Montana, ku një zjarr shkatërrues shpërtheu natën e Vitit të Ri në Zvicër, duke shkaktuar të paktën 47 viktima. Mes të plagosurve ndodhen edhe dy talente të rinj të futbollit, të pranishëm në të njëjtin lokal, por me fate krejtësisht të ndryshme: Eliot Thelen dhe Tahirys Dos Santos.

Eliot Thelen, futbollist me origjinë luksemburgase që aktivizohet me Pescara U-19, arriti t’i shpëtonte ferrit të flakëve. I riu ndodhej brenda lokalit, por reagoi me shpejtësi dhe arriti të largohej në kohë, duke pësuar vetëm djegie të lehta në gishtat e dorës së djathtë. Një frikë e madhe, por edhe një mrekulli, për një djalë që pa nga afër një masakër të vërtetë. Klubi i Pescara-s shprehu menjëherë solidaritetin e tij përmes një mesazhi publik, duke u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe vetë lojtarit.

Pas daljes nga spitali, Thelen foli për herë të parë, duke theksuar se fizikisht është mirë, por se përjetimi ka lënë pasoja të forta psikologjike. Mendimi i tij, siç u shpreh, është për miqtë e përfshirë dhe për familjet që humbën të dashurit e tyre.

Shumë më dramatike është situata e Tahirys Dos Santos, 19-vjeçar, mbrojtës i majtë i Metz-it dhe pjesë e orbitës së ekipit të parë në Ligue 1. Ai ka pësuar djegie të rënda në rreth 30% të trupit dhe u transportua me urgjencë me avion sanitar drejt një qendre të specializuar në Gjermani, në Stuttgart. Klubi francez ka reaguar i tronditur, duke shprehur mbështetjen totale për lojtarin dhe familjen e tij.

Sipas agjentit Christophe Hutteau, gjendja e Dos Santos mbetet serioze, por ka edhe shenja inkurajuese, pasi mushkëritë e tij kanë treguar përmirësim. Prindërit e tij udhëtuan gjatë gjithë natës për të qenë pranë djalit të tyre, ndërsa gjithë bota e futbollit lutet për shërimin e tij. Tragjedia e Crans-Montana ka lënë plagë të thella, duke kujtuar se edhe pas festave, jeta mund të ndryshojë brenda një ça

 

Poll

MOS HUMB