Qytetërim

Angela Martini hedh pas krahëve historinë e divorcit, shfaqet me partnerin e saj për fundvit

Në postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, Angela është shfaqur krah Dragos gjatë festimeve të fundvitit

E.K
Angela Martini hedh pas krahëve historinë e divorcit, shfaqet me
angela martini dhe bashkeshorti i saj

SHBA- Angela Martini, modelja me origjinë shiptare ka hedhur pas krahëve lajmet se ishte drejt divorcit me bashkëshortine  saj.

Beqaria e ish-përfaqësueses së Shqipërisë në “Miss Universe”, paska qenë e përkohshme. Këtë fillim viti ajo e kaloi duke festuar me babain e djalit të saj, Drago Savulescu.

Mes disa fotove të publikuara në Instagramin e saj shfaqet edhe fotoja e atyre të dyve krah njëri-tjetrit.

Angela Martini hedh pas krahëve historinë e divorcit, shfaqet me
foto e postuar nga modelja

Lajmi i ndarjes qarkulloi gjatë tetorit të vitit të shkuar, ku sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, Angela kishte paraqitur kërkesën për divorc në gjykatë, duke cituar si arsye “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme”. Në dokumente, ajo madje kishte shënuar datën 24 tetor si ditën e ndarjes.

Me sa duket dyshja nuk do të ketë nevojë të diskutojë mbi kujdestarinë e pensionin ushqimor siç edhe u tha pak muaj më parë, pasi mosmarrëveshjet qenkan zgjidhur pa u mbyllur viti.

Çifti u martua në dhjetor të vitit 2017 dhe kanë një djalë tre-vjeçar, Kyre Martini Savulescu.

Poll

MOS HUMB