Qytetërim

Armand Duka drejt rekordit: Kërkon mandatin e 7 në krye të FSHF-së, shoqata e Tiranës voton propozimin

Konkretisht, Duka pritet të marrë mandatin e tij të shtatë në krye të FSHF-së, pas propozimit të sotëm nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, e cila mbajti asamblenë e saj.

zh.ll
Armand Duka drejt rekordit: Kërkon mandatin e 7 në krye të
Armand Duka

TIRANË- Presidenti i FSHF, Armand Duka, pritet të thyejë një rekord për postin e presidentit më jetëgjatë të Federatës së Futbollit. Konkretisht, Duka pritet të marrë mandatin e tij të shtatë në krye të FSHF-së, pas propozimit të sotëm nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, e cila mbajti asamblenë e saj.

"Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për kandidatë për President të FSHF-së dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Anëtarët e shoqatës kanë propozuar si kandidat z. Armand Duka për postin e Presidentit të FSHF-së, që u votua nga të gjithë anëtarët e shoqatës gjatë punimeve të asamblesë. Ndërsa, si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtarët e SHRF Tiranë votuan për z. Lutfi Nuriu," thuhet në njoftimin e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.

Mësohet se unanimisht, 45 anëtarët që morën pjesë nga 77, propozuan emrin e Armand Dukës, kreun aktual të FSHF-së që do të kërkojë mandatin e 7-të. Ndërsa deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për rival të Dukës në këto zgjedhje. Në këtë mbledhje, gjithashtu u propozua edhe Lutfi Nuri si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Armand Duka u zgjodh për herë të parë president i FSHF-së në vitin 2002, duke vijuar më pas në vitet: 2006, 2010, 2014, 2018, 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB