
TIRANË-Moderatorja Marina Vjollca, ka folur si rrallë herë për vështirësitë që ajo ka hasur gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi ka rrezikuar të humbasë foshnjën. Marina e ftuar së fundmi në podcatin e Alketa Vejsiut, ka folur dhe për ulje-ngritjet e marrëdhënies së saj me reperin Getoar Selimi, i cili, siç tregoi ajo, kaloi një sëmundje teksa çifti prisnin fëmijën e tyre të parë të vinte në jetë.
Marina është shprehur se pavarësisht sëmundjes e cila po i lodhte, ajo vazhdoi të punonte duke ja dalë të shpëtonte edhe shtatzëninë, e cila muajt e fundit rrezikonte të humbte.
"Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja,"-u shpreh moderatorja.
Dyshja janë prindër të një vajze, Marget./ZËRI