TIRANË- Berat Gjimshiti bën historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi do të ketë një ndeshje të veçantë sot, teksa Atalanta përballet me Club Brugge në kuadër të Champions League. Gjimshiti i pari lojtar i Kombëtares shqiptare me më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve, plot 30 të tilla.
Në historikun e futbollistëve shqiptarë në këtë kompeticion, Taulant Xhaka mban vendin e dytë me 26 ndeshje, ndërsa pas tij renditen Besnik Hasi dhe Elseid Hysaj me nga 21 takime dhe Kristjan Asllani me 19 ndeshje të luajtura.
Në ndeshjen që po luhet në Champions, ku Atalanta pret Club Brugge, Gjimshiti luan si titullar. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka mbajtur edhe shiritin tek ekipi bergamask dhe madje ngriti trofeun e Europa League një vit më parë kur mundi Leverkusen në finale./ZËRI