Qytetërim

Dhuratë për Krishtlindje, Taylor Swift jep 197 milionë dollarë bonus për stafin e saj

Krijuesja e hitit “The Fate of Ophelia”, 36-vjeç, njihet për bujarinë e saj dhe më parë e ka befasuar ekipin e saj me bonuse të mëdha pas turneve të saj.

zh.ll
Dhuratë për Krishtlindje, Taylor Swift jep 197 milionë
taylor swift

SHBA- Ekipi i turneut “Eras Tour” të TAYLOR Swift mbetën të shokuar dhe gati “ranë pa ndjenja” pasi ajo u dha atyre 197 milionë dollarë në bonuse.

Krijuesja e hitit “The Fate of Ophelia”, 36-vjeç, njihet për bujarinë e saj dhe më parë e ka befasuar ekipin e saj me bonuse të mëdha pas turneve të saj.

Në serinë e saj të re dokumentare me gjashtë pjesë të Disney+The End of An Era, Taylor edhe një herë mahniti ekipin e saj me një gjest shumë të sjellshëm. Ajo i mblodhi rreth vetes dhe një nga një u shpërndau nga një zarf me shumën e bonusit të shkruar brenda.

Taylor tha: “Të gjithë kanë të njëjtin mesazh në kartolinën e tyre, shpresoja se do ta hapje.”

Dhe duke gjykuar nga reagimet e tyre të habitura, sasitë brenda nuk ishin shaka.

Thuhet se Taylor ka shpërndarë 197 milionë dollarë në bonuse për të gjithë ekipin, duke përfshirë çekë me vlerë gjashtëshifrore për shoferët e kamionëve që e mbajtën turneun në lëvizje. Letra e saj e shkruar me dorë thoshte: “Kemi udhëtuar botën siç e kishim vendosur. I kemi mahnitur turmat, por na ka munguar edhe familja. Mirënjohja ime e plotë nuk vjen nga një bankë, por ja ku keni [shuma e çekut bonus] dollarë vetëm për të thënë faleminderit. Me dashuri, Taylor.”

Një balerin profesionist që punoi ngushtë në turneun Eras të Taylor gati sa nuk i ra të fikët kur e hapi letrën. Gjatë episodit të dytë, Taylor u përgatit për diçka që e quan "ditë bonusi".

Në fund të çdo pjese të turneut, Taylor përgatit bonuse për çdo balerin, muzikant dhe anëtar të ekipit./ZËRI

Poll

MOS HUMB