Qytetërim

Dita e ndeshjes Kosovë-Turqi, Morina regjistron shifra "të çmendura": Mbi 17 mijë qytetarë kanë hyrë në 8 orë

Shumica e tyre janë tifozë që udhëtojnë për të mbështetur ekipin kombëtar.

zh.ll
Dita e ndeshjes Kosovë-Turqi, Morina regjistron shifra "të
pamje nga fluksi ne dogane

MORINË- Në pikën kufitare të Morinës, këtë të martë, fluksi i qytetarëve shqiptarë ka arritur nivele të larta gjatë ditës, për shkak të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga ora 08:00 deri në 16:00 kanë hyrë në Kosovë 17,539 qytetarë, ndërsa janë regjistruar 7,816 automjete në këtë interval kohor. Shumica e tyre janë tifozë që udhëtojnë për të mbështetur ekipin kombëtar.

Fluksi i madh i automjeteve që vijnë nga Shqipëria ka sjellë krijimin e radhëve në kufi. Megjithatë, sipas burimeve, pritjet deri tani nuk janë të gjata dhe lëvizja po vijon normalisht.

Tifozët po mbërrijnë nga të gjitha anët për të mbështetur "Dardanët" duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese para fillimit të ndeshjes./ZËRi

Poll

MOS HUMB