TIRANË- Një dramë e re në showbizin shqiptar! Pas akuzave të modeles Anxhela Martini, se mediat në pronësi të ish-it të saj, Fatmir Hysenbelliu, i kanë fshirë lajmet, ka reaguar dhe ky i fundit. Hysenbelliu shprehet se akuzat e Martinit janë qesharake, dhe ndarja mes tyre ka ndodhur për shkak të mungesës së intetresit nga ana e tij.
“Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq…si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015 dhe që unë nuk e konsideroj lidhje…Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo”.
Sipas Hysenbelliut, modelja e ka kthyer situatën sipas dëshirës së saj dhe sqaroi edhe çështjen e reklamës së Birra Tiranës.
“Dhe në vitin 2025 ta kthesh situatën sipas dëshirës është vërtet ËOË! Ku mund të arrijnë njerëzit për çfarëdolloj përfitimi që duan ta arrijnë dhe nuk e kuptoj nëse është për të hedhur baltë mbi imazhin tënd ose të familjes tënde për përfitime nga të tjerët! Sa i përket reklamës për një nga bizneset tona, kur ne e blemë si kompani, stafi i ri që kemi vendosur përdori reklamat ekzistuese dhe njëra nga to paska qenë edhe kjo. Tani mora vesh që ajo ka hedhur në gjyq kompaninë që të mos përdorej më imazhi i saj, sepse donte më shumë lekë, por gjyqi ka përfunduar në favorin tonë dhe ajo reklamë nuk është përdorur më”.
Më tej, ai u shpreh se nuk i ka thënë asnjë gazetari të mos shkruajë për Angela-n:
“Sa i përket lajmeve, asnjë gazetari nuk i kam thënë që të dalë ose të mos dalë ajo në mediat tona, as unë, as familja ime, sepse nuk përbën asnjë lloj interesi për ne. Jo më t’u themi mediave të tjera (ku secila është e pavarur). Përkundrazi, ajo ka dalë gjithmonë kur ka qenë lajm te ne, jo më afër se dje! Mbase nuk i ka pëlqyer shkrimi i gazetarit, por për këtë nuk di ç’të them, gazetarët janë të pavarur!”.
Ai vijoi duke thënë se ndoshta Angela nuk di të kërkojë emrin e saj dhe se ka arritur shumë larg për klikime.
"Nuk është faji im nëse ajo vajzë nuk di emrin e vet dhe e kërkon me “G” dhe jo me “Xh” dhe nuk i dalin lajmet. Nëse futesh, ke 100 lajme të saj në mediat tona. Pashë që vetëm 2-3 lajme të para shumë viteve nuk happen dhe po e investigojmë këtë gjë. Por të arrijë një person deri këtu, të “hapë zorrët e barkut” për klikime apo lajme… turp t’i vijë!Nuk do të prononcohesha për askënd, sepse nuk dua t’i jap rëndësi një personi që nuk ekziston për mua, kur unë kam jetën time. Por thjesht të bëra një përmbledhje për respekt. Besoj se ajo vajzë duhet të na kërkojë një falje të madhe, sepse ne jemi një familje që gjithçka e kemi arritur me forcat tona, në mënyrë të ndershme, jo si ajo, që mbahet mend vetëm nga meshkujt që ka pasur dhe nga asgjë e arritur në jetë!”, përfundoi ai.
Modelja e njohur shqiptare, Anxhela Martini, pretendoi se një pjesë e mediave në Shqipëri i kanë bërë bllokadë dhe kanë fshirë artikujt me emrin e saj, për shkak të një konflikti që ajo ka pasur me Hysenbelliu Grup. Shkak për këtë është bërë një proces gjyqësor që ajo ka me kompaninë, për shkak se kanë përdorur imazhin e saj për birrën Tirana, në pronësi të familjes. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Martini shprehej se kompania ka përdorur imazhin e saj pa pagesë, ndërsa denoncimi ka vijuar me historinë personale që ajo ka pasur me Fatmir Hysenbelliun. Martini pranon se ka pasur një lidhje në rininë e saj me djalin e Irfan Hysenbelliut, romancë që sipas saj nuk ka zgjatur më shumë se dy javë./ZËRI
