Qytetërim

Çmenduri në Lisbonë, Benfica mposht Realin, portieri shënon golin në minutën e 8-të shtesë dhe i jep skuadrës play-off

Një fitore historike, një kualifikim dramatik dhe një hero i papritur për Benfican.

E.K
Çmenduri në Lisbonë, Benfica mposht Realin, portieri
goli i portierit ne fundin e shteses

PORTUGALI- Benfica ka shënuar një fitore të madhe ndaj Real Madridit me rezultat 4:2, duke siguruar kualifikimin në play-off të Ligës së Kampionëve në mënyrën më dramatike të mundshme.

Skuadra portugeze e mbylli fazën në vendin e 24-të, pozita e fundit që siguron kalimin më tej, me gjithsej nëntë pikë, falë kësaj fitoreje vendimtare. Deri në minutat shtesë, rezultati ishte 3:2 në favor të Benficas, duke mbajtur ende të hapur fatin e kualifikimit, por që portugezëve u nevojitej edhe një gol.

Momenti më i veçantë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë të kohës shtesë, kur portieri i Benficas, Anatoliy Trubin, u ngjit në zonën kundërshtare dhe shënoi me kokë, duke vulosur fitoren 4:2 dhe duke shpërthyer festën në tribuna.

Goli i pazakontë i portierit i dha fund çdo dileme dhe i siguroi Benficës një biletë për fazën play-off, në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët portugezë. Real Madridi, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të ndalë një Benfica të vendosur deri në sekondat e fundit.

Një fitore historike, një kualifikim dramatik dhe një hero i papritur për Benfican.

Anatoliy Trubin duke folur pas ndeshjes, nuk e fshehu gëzimin për kualifikimin dhe golin e shënuar, i pari në karrierën e tij.

Ishte një gol pothuajse i mrekullueshëm, pasi portieri ukrainas nuk e kishte kuptuar se ekipit të tij i duhej vetëm edhe një për t’i rrëmbyer vendin e 24-të Marseille-s.

“Para ndeshjes, nuk e kuptoja se çfarë na duhej. Tomás (Araújo) dhe António (Silva) thoshin, ‘Edhe një, edhe një’, dhe unë thashë, ‘Çfarë?’ Por pastaj i pashë të gjithë duke më thënë të kërceja sa më shumë. Pashë edhe trajnerin, kështu që u dola në sulm në atë goditje standarte, hyra në zonë dhe nuk e di… Nuk di çfarë të them.

Ishte një moment i çmendur. Pata një moment të ngjashëm kundër FC Portos, isha shumë afër, por nuk shënovam, tani ja dola. Nuk di çfarë të them. Nuk jam mësuar të shënoj. Jam 24 vjeç dhe është hera e parë. E pabesueshme “, tha ai për mediat pas ndeshjes.

Poll

MOS HUMB