Qytetërim

“Dukesh mirë, por duhet të lësh cigaren”, Erdogan kritika Melonit, kryeministrja italiane: Nuk dua të vras dikë

Momenti mes dy liderve është bërë viral, ndërsa për Melonin lënia e cigares duket të jetë një mision i pamundur

E.K
“Dukesh mirë, por duhet të lësh cigaren”, Erdogan
meloni dhe erdogan

EGJIPT- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një deklaratë me humor në margjinat e një samiti për paqen në Gaza, duke thënë se nëse do të linte duhanin, “mund të vriste dikë”.

Komenti u bë gjatë një bisede informale me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili u zotua se do të përpiqej ta ndihmonte Melonin ta linte duhanin.

Erdogan, i njohur për fushatat e tij kundër duhanit, i tha Melonit: “Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin”.

Presidenti francez Emmanuel Macron, që ndodhej pranë tyre, ndërhyri me një buzëqeshje duke thënë: “Është e pamundur!”, duke nënvizuar vështirësinë e këtij synimi.

Meloni iu përgjigj me shaka: “E di, e di… nuk dua të vras dikë”, duke lënë të kuptohet se heqja dorë nga duhani mund të ndikojë në humorin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Më herët, në një libër të bazuar në intervista, Meloni kishte rrëfyer se e kishte lënë duhanin për 13 vjet, por kishte rifilluar sërish. Videoja mes dy liderve është bëreë virale në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Poll

MOS HUMB