Qytetërim

E larguan nga emisioni pas sherrit me Neadën, Enxhi Nasufi nuk kursehet, poston foto me gishtin e mesit

Moderatorja tjetër e pushuar, Neada Muçaj deri tani ka zgjedhur që të mos reagojë në rrjetet sociale

E.K
E larguan nga emisioni pas sherrit me Neadën, Enxhi Nasufi nuk kursehet,
enxhi dhe neada

TIRANË- Pas largimit nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, Enxhi Nasufi ka zgjedhur që të reagojë përmes një foto provokuese në rrjetet sociale. Moderatorja që herë pas here bën dhe këngëtaren, ka postuar një foto me nënën e saj, qenin, teksa shihet duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke provokuar me gishtin e mesit.

E larguan nga emisioni pas sherrit me Neadën, Enxhi Nasufi nuk kursehet,
postimi i enxhit

Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë larguar nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, pas lajmeve që qarkulluan për konflikte të vazhdueshme mes tyre, që kishin degjeneruar dhe në dhunë fizike. Pavarësisht se në emisionin e djeshëm, dy vajzat tentuan që të mohonin lajmet, drejtuesit e Top Channel kanë vendosur largimin e tyre nga puna.

Gjatë ditës së sotme, moderatori Blendi Salaj u shfaq në shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Heidi Baci, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë zgjedhja përfundimtare për të vazhduar emisionin përkrahë tij.

“Është ditë e martë, 18 Nëntor, unë dua tiu them që në fillim, që programi vjen i ridimensionuar, me një format të ri, ku do më shoqërojnë disa shokë dhe shoqe. Por misioni mbetet i njëjtë, më lejoni që të përshëndes Heidi Bacin”, u shpreh Salaj në nisje të emisionit.

Tensionet mes dy vajzave reflektoheshin edhe gjatë transmetimit të emisionit. Publiku e vuri re menjëherë ftohtësinë mes tyre që reflektohej edhe në ekran. Në mes të këtij skenari, bashkëmoderatori Blendi Salaj u gjend në një pozitë të vështirë, duke u përpjekur të ruante ekuilibrin profesional dhe të shmangte përplasjet live mes vajzave, ndërkohë që vendimi tashmë për të dyja, duket të jetë i pakthyeshëm. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB