Qytetërim

ZYRTARE- Pas sherrit mes tyre, Top Channel largon Enxhin dhe Neadën, kush e shoqëronte Blendin në ‘Wake up’

Blendi Salaj, është i vetmi që i ka ‘mbijetuar’ konfliktit mes vajzave

E.K
ZYRTARE- Pas sherrit mes tyre, Top Channel largon Enxhin dhe Neadën, kush e
Blendi salaj, enxhi nasufi dhe neada mucaj

TIRANË- Tashmë është zyrtare, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë larguar nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, pas lajmeve që qarkulluan për konflikte të vazhdueshme mes tyre, që kishin degjeneruar dhe në dhunë fizike. Pavarësisht se në emisionin e djeshëm, dy vajzat tentuan që të mohonin lajmet, drejtuesit e Top Channel kanë vendosur largimin e tyre nga puna.

Gjatë ditës së sotme, moderatori Blendi Salaj u shfaq në shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Heidi Baci, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë zgjedhja përfundimtare për të vazhduar emisionin përkrahë tij.

“Është ditë e martë, 18 Nëntor, unë dua tiu them që në fillim, që programi vjen i ridimensionuar, me një format të ri, ku do më shoqërojnë disa shokë dhe shoqe. Por misioni mbetet i njëjtë, më lejoni që të përshëndes Heidi Bacin”, u shpreh Salaj në nisje të emisionit.

Tensionet mes dy vajzave reflektoheshin edhe gjatë transmetimit të emisionit. Publiku e vuri re menjëherë ftohtësinë mes tyre që reflektohej edhe në ekran. Në mes të këtij skenari, bashkëmoderatori Blendi Salaj u gjend në një pozitë të vështirë, duke u përpjekur të ruante ekuilibrin profesional dhe të shmangte përplasjet live mes vajzave, ndërkohë që vendimi tashmë për të dyja, duket të jetë i pakthyeshëm. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB