Qytetërim

FIFA nuk fal, gjobit Serbinë për racizëm! Rrezikohet ndeshja kundër Shqipërisë

Federata serbe ka njoftuar zyrtarisht gjobën prej 50,000 frangash zvicerane të vendosur nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s.

zh.ll
FIFA nuk fal, gjobit Serbinë për racizëm! Rrezikohet ndeshja
Foto ilustruese

SERBI- FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS), pas thirrjeve dhe fyrjeve raciste të tifozëve. Bëhet fjalë për epidoset e regjistruara gjatë ndëshjes kundër Andorrës, që u luajt më 10 qershor 2025, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Federata serbe ka njoftuar zyrtarisht gjobën prej 50,000 frangash zvicerane të vendosur nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s. Po ashtu është vendosur edhe mbyllja e 15% të tribunave pas portave (8,100 vende). Në njoftim, federata serbe u bëri thirrje tifozëve për përmbajtje, që të shmangin incidentet.

"Ne jemi nën vëzhgim nga FIFA dhe UEFA. Ka zero tolerancë për sjellje të caktuara. Çdo incident mund të çojë në sanksione të reja nga FIFA dhe madje të çojë në ndeshjen kundër Shqipërisë në Beograd më 11 tetor që do të luhet para tribunave bosh.", thuhet në deklaratën zyrtare.

Këto sanksione rrezikojnë që sfida e kthimit me Shqipërinë që do të zhvillohet më 11 tetor në Beograd, të luhet pa tifozë.

Kujtojmë se edhe Federate Shqiptare e Futbollit (FSHF) u dënua gjithashtu për thirrjet raciste të tifozëve. FIFA e gjobiti me 173 mijë euro për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, më 7 qershor 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB