Qytetërim

FOTOLAJM- 'Këmbët Ozempic', ky është efekti brutal i ilaçit 'mrekullibërës'…

Medikamenti mund t'i ndihmojë njerëzit të humbin deri në një të pestën e peshës së tyre trupore, së bashku me markat e tjera duke përfshirë Mounjaro, Wegovy dhe Zepbound.

k.m.
FOTOLAJM- 'Këmbët Ozempic', ky është efekti brutal
Foto ilustruese

SHBA- Nga gromësirat deri te diarreja, të gjithë jemi të njohur me efektet anësore, por a keni dëgjuar ndonjëherë për këmbët e Ozempikut? "Ozempic", një medikament i përdorur fillimisht nga të sëmurët me diabet, është bërë po aq i famshëm edhe për efektin e tij për të humbur peshë. Medikamenti mund t'i ndihmojë njerëzit të humbin deri në një të pestën e peshës së tyre trupore, së bashku me markat e tjera duke përfshirë Mounjaro, Wegovy dhe Zepbound.

Ndërsa shumë të famshëm, duke përfshirë Amy Schumer dhe Sharon Osbourne kanë humbur peshë të madhe dhe kanë folur hapur për përdorimin e Ozempic, ne kemi dëgjuar gjithashtu për një listë të madhe të efekteve anësore të mundshme. Ilaçi ka edhe një tjetër efekt anësor befasues që së shpejti mund të shfaqet në tapetin e kuq - 'Këmbët Ozempic'. Termi krejt i ri, i shpikur nga Fabulous, i referohet lëkurës së tepërt ose plakjes së këmbëve pas përdorimit të ilaçit dhe nuk shihet vetëm tek ata që kanë përdorur Ozempic, por edhe Mounjaro.

FOTOLAJM- 'Këmbët Ozempic', ky është efekti brutal
Amy Schumer
FOTOLAJM- 'Këmbët Ozempic', ky është efekti brutal
Oprah
FOTOLAJM- 'Këmbët Ozempic', ky është efekti brutal
Sharon Osbourne

Duke folur ekskluzivisht për Fabulous, Gerard Lambe, një kirurg plastik dhe kozmetik thotë: 'Këmbët Ozempic' ekzistojnë me të vërtetë dhe për fat të keq nuk ka një operacion për ta rregulluar. Rrudhat në fakt nuk janë aq të çuditshme pasi lëkura e këmbëve është ndër më delikatet në trupin e njeriut. Është e butë, elastike dhe fleksibël, pasi këmbët bëjnë shumë punë duke mbajtur skeletin e njeriut dhe masën muskulore gjatë gjithë ditës. Por me përdorimin afatgjatë të Ozempic dhe GLP, nuk ka vetëm humbje të shpejtë të peshës, por edhe lëngjet dhe inflamacioni zvogëlohen me shpejtësi. Për fat të keq, lëkura e butë në sipërfaqen e sipërme të këmbës mbetet e rrudhosur dhe e varur.

Dr. Nora, një mjeke e dermatologjisë kozmetike dhe mjekësore në Klinikën Rejuvenation, thotë: Kontrasti mund t'i bëjë këmbët të duken edhe më të plakura dhe të pa sinkronizuara me pjesën tjetër të trupit.

Ozempic, fillimisht një ilaç për diabetin, po bën bujë të madhe, pasi trendi filloi në Hollywood. Një shiringë Ozempic për humbje peshe kushton nga 80 deri në 217 euro, në varësi të dozës. Të dy, Ozempic dhe Mounjaro janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për të trajtuar diabetin e Tipit 2, por disa mjekë përshkruajnë ilaçin si jo të duhurin për humbje peshe. Ilaçet, të cilat zakonisht merren një herë në javë si injeksione, funksionojnë duke ndihmuar pankreasin të rrisë prodhimin e insulinës për të lëvizur sheqerin nga gjaku në indet e trupit. Ato gjithashtu ngadalësojnë lëvizjen e ushqimit nëpër stomak dhe frenojnë oreksin, duke shkaktuar kështu humbje peshe.

Studimet klinike kanë treguar që përdoruesit e ilaçeve mund të humbasin midis 5% dhe 20% të peshës së tyre trupore me ilaçe, ndërsa specialistët mjekësorë theksojnë se përdorimi i ilaçeve për të humbur peshë kërkon gjithashtu stërvitje kardio dhe forcë, por edhe ndryshimin e dietës që përfshin proteina dhe ushqime me pak sheqerna. Efektet anësore më të zakonshme të raportuara të medikamenteve të përdorura për humbje peshe janë të përzierat dhe kapsllëku, por raportohen gjithashtu sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe pankreasit./ZËRI

Poll

MOS HUMB