Qytetërim

FOTOT/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi i japin fund beqarisë!

Ata janë kurorëzuar në një ceremoni private në Sarandë.

l.k
FOTOT/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi i japin fund beqarisë!
Foto nga ceremonia

TIRANË- Trashëgimtari i fronit mbretëror shqiptar, Princ Leka, dhe fotografja e njohur Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë. Ata janë kurorëzuar në një ceremoni private në Sarandë, që sipas burimeve është mbajtur në rreth të ngushtë familjar dhe miqsh të afërt.

Lajmi i martesës ka rikthyer Princ Lekën në qendër të vëmendjes publike, pas ndarjes së tij nga Elia Zaharia në vitin 2022. Blerta Celibashi, e cila ka qenë edhe fotografja personale e Princ Lekës, është tashmë bashkëshortja e tij zyrtare, duke shënuar kështu një kapitull të ri në jetën personale të çiftit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edhe pse ceremonia është mbajtur larg syve të publikut, lajmi është konfirmuar dhe pritet që në ditët në vijim të publikohen edhe detaje të tjera rreth dasmës dhe planeve të çiftit për të ardhmen./ZËRI

Poll

MOS HUMB