Qytetërim

Ndeshja Serbi-Shqipëri nën masa të rrepta: Ndalohet italiani me simbolet e UÇK-së

Mediat vendase raportojnë se i riu, me inicialet E.E., është akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe racore.

l.k
Ndeshja Serbi-Shqipëri nën masa të rrepta: Ndalohet italiani me
foto ilustruese

SERBI- Autoritetet serbe kanë ndaluar një shtetas italian 35-vjeçar në pikën kufitare të Merdarës, në kuadër të masave të rrepta të sigurisë të vendosura për ndeshjen Serbi-Shqipëri që do të luhet mbrëmjen e sotme në Leskovac.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, gjatë kontrollit në makinën e tij tip Peugeot, policia ka gjetur një fanellë me simbolet e UÇK-së. Mediat vendase raportojnë se i riu, me inicialet E.E., është akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe racore. Për pasojë, ndaj tij është vendosur masa e ndalimit për 48 orë, deri në paraqitjen përpara gjykatës.

Ngjarja ndodh në një klimë të tensionuar, ku autoritetet serbe po ndërmarrin kontrolle të rrepta për të parandaluar çdo shfaqje të simboleve shqiptare brenda dhe rreth stadiumit, në prag të ndeshjes me kombëtaren e Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB