Qytetërim

Françeska Murati blen apartamentin e saj të parë tek “Lake View Residence”: Kam punuar që 16 vjeç

Nëse shohim agjencitë apo faqet online në të cilat reklamohet shitja e këtyre apartamenteve, shohim se minimum duhet të paguash 350 mijë euro, por ka edhe raste kur hapësira është më e madhe dhe një apartament në “Lake View Residence” mund të kushtojë edhe deri në 700 mijë euro.

F.m
Françeska Murati blen apartamentin e saj të parë tek
Françeska Murati

TIRANË- Në Shqipëri njihet si ish-banorja e Big Brother VIP 3, por në vetëm tre vite qëndrim në Tiranë, Françeska Murati arriti të blejë shtëpinë e saj të parë. Dhe jo një shtëpi dosido, por një apartament në kompleksin e kullave më të lakmuara në Tiranë, “Lake View Residence”, të ndërtuara nga “Gener 2”.

Këtë lajm, Françeska e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Është zyrtare! Më në fund kam shtëpinë time të parë. Pas një kërkimi shumë të gjatë, mora një shtëpi në Tiranë. Mezi po pres të ndaj çdo hap të këtij rrugëtimi me ju,”- shkruan ajo krah një videoje ku duket mjaft e lumtur me këtë blerje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

Por ndjekësve u ka bërë përshtypje se si një person arrin të blejë kaq shpejt një apartament në një godinë ku çmimet janë mjaft të kripur dhe për një shqiptar të shtresës mesatare, të paarritshme!

Nëse shohim agjencitë apo faqet online në të cilat reklamohet shitja e këtyre apartamenteve, shohim se minimum duhet të paguash 350 mijë euro, por ka edhe raste kur hapësira është më e madhe dhe një apartament në “Lake View Residence” mund të kushtojë edhe deri në 700 mijë euro.

Këtyre komenteve, vetë ish-banorja e Big Brother ka vendosur që tu përgjigjet me vetëm një koment: Kam punuar që 16 vjeç!

Jeta e saj është lakuar së fundmi për disa lëkundje, madje është përfdolur edhe për ndarjen nga bashkëshorti, me të cilin ka dhe një djalë.

Poll

MOS HUMB