Qytetërim

Cardi B bën deklaratën shokuese për Offest: Nëse do të isha ende me të, do ta vrisja me duart e mia

Një ditë pasi lançoi romancën e saj të re me Stefon Diggs, Cardi, 32 vjeç, u shpreh e sinqertë për mënyrën e saj të të menduarit tani krahasuar me kohën kur ishte me reperin 33-vjeçar.

k.m.
Cardi B bën deklaratën shokuese për Offest: Nëse do të
Cardi B dhe Offset

SHBA- Cardi B ka folur hapur për marrëdhënien e saj me reperin Offset - duke treguar se pse është e lumtur që tashmë është ndarë dhe divorcuar me të. Një ditë pasi lançoi romancën e saj të re me Stefon Diggs, Cardi, 32 vjeç, u shpreh e sinqertë për mënyrën e saj të të menduarit tani krahasuar me kohën kur ishte me reperin 33-vjeçar. Madje shtoi se do ta "vriste" nëse do ishin ende bashkë.

"Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë sa e lodhur isha. Sa e lodhur, sa e rraskapitur mendërisht isha. E rraskapitur, e rraskapitur, e rraskapitur. Nuk mund të haja. Kisha dhimbje koke të shpeshta. Po humbisja mendjen. I dhashë shanse pas shansi, pas shansi, pas shansi pas shansi pas shansi. Nëse do isha ende me të do të përfundoja duke shkuar në burg, sepse do e vrisja. Seriozisht, do e vrisja me duart e mia. Sepse po bëhej kaq…po bëhej tepër.”

Përfaqësuesit e Cardi B dhe Offset nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së PEOPLE lidhur me deklaratën e fortë të bërë nga reperja.

Sipas Cardi-t, të jashtmit e shohin situatën e saj aktuale dhe e gjykojnë.

"Thonë, ua po ti e le dikë se po të tradhtonte. Por është më shumë sesa aq. Isha shumë e dëshpëruar, për shkak të gënjeshtrave, dramës së vazhdueshme. Zgjohesha çdo mëngjes paranojake,"- shtoi fituesja e çmimit Grammy, duke pretenduar se në një moment, edhe menaxherët e saj ishin të shqetësuar dhe donin që ajo të shkonte tek një terapist.

Kjo ndodhi përpara se ajo dhe Offset të pajtoheshin dhe të sillnin në jetë vajzën Blossom./ZËRI

Poll

MOS HUMB