Qytetërim

Çmenduri për Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë deri në 1.3 milionë lekë të vjetra

Ndërsa sistemi zyrtar ka funksionuar përmes një shorti transparent, tregu i zi ka përfituar nga kërkesa marramendëse. 

F.I
Çmenduri për Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet një nga përballjet më të zjarrta dhe të ndjeshme në rajonin e Ballkanit, Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian. Por ndërsa mijëra tifozë shqiptarë mbetën jashtë sistemit absurd të “shortit elektronik”, në tregun e zi është ndezur një biznes i shfrenuar me biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se numri i aplikimeve për bileta ka kaluar çdo parashikim, duke arritur në rreth 200 mijë kërkesa nga tifozët shqiptarë dhe të huaj. Kjo ka detyruar FSHF-në të shtyjë afatin e shortit elektronik deri më 4 qershor, për të mundësuar një përzgjedhje më të drejtë përmes sistemit. 

Fituesit po pajisen me biletat përmes platformës zyrtare të FSHF-së, ndërsa të gjithë aplikuesit janë të ftuar të kontrollojnë rregullisht adresat e tyre elektronike për të parë nëse kanë marrë njoftimin. Por ndërsa sistemi zyrtar ka funksionuar përmes një shorti transparent, tregu i zi ka përfituar nga kërkesa marramendëse. 

Në platforma të njohura të shitjes së biletave si “Viagogo”, çmimet kanë arritur nivele të paprecedenta: nga 170 euro për vendet më të lira, deri në 1.3 milion lekë për një biletë në tribunën kryesore. Një shifër që konfirmon çmendurinë që ka përfshirë këtë takim historik.

Çmenduri për Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi
çmimet

Në vend që biletat të shkonin te tifozët e vërtetë, ato duket se kanë përfunduar në duart e grupeve që tashmë i rishesin për çmime marramendëse, duke kthyer sportin në një pazar të turpshëm. Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar masa të forta sigurie për mbarëvajtjen e eventit sportiv që ka rëndësi të madhe jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në arenën rajonale./ZËRI

Poll

MOS HUMB