Qytetërim

“Giro d’Italia” nis nga vendi ynë, drejtori i eventit: Kemi probleme me pistat, ka shumë erë

Ai tha se gara do të jetë e ndarë në 3 etapa, ku çiklistët i presin sfida të mëdha.

I.F
“Giro d’Italia” nis nga vendi ynë, drejtori i eventit:
Mauro Vegni

TIRANË- Gara e famshme e çiklizimit “Giro d’Italia” do të nisë për herë të parë nga vendi ynë në vitin 2025. Gara pritet të fillojë në muajin maj, ku në datat 9 dhe 11, Durrësi, Tirana dhe Vlora do të presin çiklistët më të famshëm në botë. Lajmi u konfirmua nga vetë drejtori i garës, Mauro Vegni, për gazetën “Marca”. Ai tha se gara do të jetë e ndarë në 3 etapa, ku çiklistët i presin sfida të mëdha.

Çfarë do të thotë për “Giro d’Italia” kjo nisje nga Shqipëria?

Për ne është një moment delikat sepse po eksportojmë “Made in Italy” në të gjithë botën. Ajo në Shqipëri do të jetë me të vërtetë një “Grande partenza”. Do të ndjekim tri etapa ku çiklistët do të kenë mundësi që të prezantohen sipas renditjes së përgjithshme.

Si do të jenë tri etapat e para në Shqipëri?

E para dhe e treta do të jenë të vështira. Une mendoj se në ditët e para nuk do të kemi shumë distancë mes çiklistëve, mbase mund të kemi shkëputje të grupeve të vogla. Mendoj se në ditët e para nuk do të kemi mundësi që të shijojmë sprintet nga çiklistët e shpejtë. Në etapën e dytë them se do të shfaqen vetëm çiklistët specialistë, të cilët kanë garuar prej vitesh. E them se kjo etapë është për specialistët pasi do të kemi të paktën shtatë kthesa të forta ku çiklistët pa eksperiencë do të vuajnë. Ajo që është e sigurt është fakti se do të jetë një start dëfryes.

Primoz Rogliç, Juan Ayuso, mbase edhe Jonas Vingegard... do të kemi yje të mëdhenj edhe në këtë sezon. Në këtë edicion do të kemi çiklistë, të cilët bëjnë diferencën. Ata do të bëjnë për vetë publikun. Kemi arritur që të ndryshojmë disi programin e këtij edicioni duke evituar etatapt e shpejta në garat e para kështu për sprintierët të mos ketë aksidente, por njëkohësisht këto etapa do të jenë mjaft interesante pasi do të kenë impakt sa i përket renditjes së përgjithshme. Do të shikojmë me kujdes sa impakt do të ketë në këto gara era, por një gjë është e sigurt se protagonistët mund të thonë shumë që në ditët e para.

A mund të shpresojmë në pjesëmarrjen e Tadej Pogaçar?

Ai nuk ka bërë publik kalendarin e tij të plotë për vitin që vjen, por edhe ne nuk është se i kemi treguar të gjitha etapat. E 13-ta do të jetë në Romë, unë mendoj se vetëm pasi në të tregojmë diçka më shumë ai do të vendosë që të marrë pjesë apo jo. Unë mendoj se për Pogaçar do të jetë e vështirë për të përsëritur triumfin e vitit të kaluar.

Thuhet se “Giro d’Italia” do të kalojë në pronësi të fodnit saudit “PIF”. A është e vërtetë? 

Këto janë gjëra që diskutohen nga të tjerë, të cilët janë shumë më lart se unë. Ajo çfarë mund të them është se afrimi i investitorëve të fuqishëm do të ndihmojnë këtë event që të rritet edhe më shumë. Personalisht mendoj se “Giro d’Italia” nuk do të shitet edhe pse ky vendim i takon vetëm presidentit Urbano Kairo.

A do të ketë Italia një tjetër Vincenzo Nibali në të ardhmen e afërt?

Nuk e di. Ne duhet që të bëjmë durim. Nuk besoj se do të mund të shikojmë të tjerë si Nibali tani. Ai ishte një çiklist me personalitet dhe shumë cilësi. Po flasim për dikë që fituar gjithçka. /ZËRI

Poll

MOS HUMB