Qytetërim

Himara çel sezonin – ejani në vendin ku dielli prek detin!

Himara këtë vit premton një sezon veror të mbushur me dhjetëra aktivitete – një paketë e plotë me destinacione turistike që vlejnë për t’u vizituar.

Redaksia Zëri
Himara çel sezonin – ejani në vendin ku dielli prek detin!
Himarë

HIMARA-Nën një atmosferë plot adrenalinë dhe aktivitete të shumta, për dy ditë me radhë, Himara fton këdo t’i bashkohet në datat 2 dhe 3 maj për çeljen e sezonit veror. Me aktivitete sportive, ujore, ekspozita, numra akrobatikë, konkurse, spektakël fishekzjarresh dhe gatime tradicionale të zonës, qyteti i Petro Markos premton shumë argëtim.

Krahas kolonive me piktorë, ekspozitave dokumentare, lojërave për fëmijë, tregut të gatimeve, panaireve të artizanatit, volejbollit në plazh dhe zhytjeve në ujë, "qershia mbi tortë" në këto dy ditë/net janë koncertet me këngëtarët më të dashur të publikut.

Në natën e parë, më 2 maj, do të performojë diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe, e cila do të elektrizojë qendrën e Himarës për dy orë me radhë. Ndërsa në datën 3 maj janë parashikuar performanca folklorike nga grupet e Himarës dhe Pilurit, dhe mbrëmja do të kulmojë me performancën live të këngëtarit të njohur grek, Christos Mastoras.


Jo vetëm kaq – këtë vit, Bashkia e qytetit ka menduar edhe për çmime. Një nga konkurset e hapura online është “Himara në Fokus” – një konkurs fotografie me pamje nga Himara, ku fituesi do të vlerësohet me titullin “Ambasador i Promovimit të Himarës”. Sigurisht, nuk do të mungojnë as dhuratat për pjesëmarrësit: një iPhone 16 dhe dy tableta.

Një rekord i ri Guinness pritet të vendoset në Himarë nga rekordmeni kosovar Agim Agushi, i cili do të jetë pjesë e eventit.

Janë dy ditë/net të mbushura me aktivitete në ujë, rërë, panaire, sfida gatimi, ekspozita dokumentare, piktura, akrobaci nga cirku, si dhe performanca e njohura nga lartësitë nga Fiona Rushiti. E gjithë festa do të përmbyllet me një spektakël madhështor fishekzjarresh – një shfaqje e paprecedentë për qytetin.

Nën sloganin “Aty ku dielli prek detin”, Himara këtë vit premton një sezon veror të mbushur me dhjetëra aktivitete – një paketë e plotë me destinacione turistike që vlejnë për t’u vizituar. Më 2 dhe 3 maj ju presim në Himarë! Sepse nëse qëndroni në shtëpi... do t’ju kushtojë më shtrenjtë!

Poll

MOS HUMB