Qytetërim

“Jeto Green Coast”/ Eventi që mblodhi përfaqësues shqiptarë dhe të huaj të industrisë së 'Real Estate'

Ky event i dedikuar biznesit ofroi një mundësi unike për të eksploruar potencialin e jashtëzakonshëm të investimeve dhe të ardhmen e turizmit në bregdetin shqiptar.

Redaksia Zëri
“Jeto Green Coast”/ Eventi që mblodhi përfaqësues
Pamje nga Green Coast

TIRANË- Pas një investimi rekord prej 1 miliard eurosh në sektorin e turizmit dhe vendosjes së tij në të njëjtat standarde me destinacionet botërore, Green Coast ka prezantuar risitë dhe vizionin e së ardhmes përmes një eventi ekskluziv, që mblodhi bashkë partnerë të real estate nga vendi e bota.

“Jeto Green Coast”/ Eventi që mblodhi përfaqësues

Ky event i dedikuar biznesit ofroi një mundësi unike për të eksploruar potencialin e jashtëzakonshëm të investimeve dhe të ardhmen e turizmit në bregdetin shqiptar.

“Jeto Green Coast”/ Eventi që mblodhi përfaqësues

Gjatë eventit, CEO i Balfin Real Estate, Znj. Ledia Telhai, theksoi se Green Coast është projekti me ndikimin më të madh në Shqipëri.

“Jeto Green Coast”/ Eventi që mblodhi përfaqësues

Partnerë e bashkëpunëtorë në biznes u njohën kështu me faktorët që kanë tërhequr interesin e investitorëve dhe blerësve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Zvicra, Italia, Franca, dhe shtete të tjera të zhvilluara, duke e bërë Green Coast një nga projektet më të rëndësishme të Shqipërisë.

“Jeto Green Coast”/ Eventi që mblodhi përfaqësues

Gjithashtu, Green Coast u shpalos përpara të ftuarve si një destinacion i mirëfilltë bregdetar dhe si një mënyrë e re jetese. Përmes një mbrëmjeje që solli copëza eksperiencash të ndërthurura me performanca artistike, muzikë, kulturë dhe traditë, Green Coast tregoi se është një vend ku ka jetë, gjallëri dhe aktivitete, një eksperiencë e plotë e jetesës mesdhetare./ZËRI

Poll

MOS HUMB