LOS ANGELES- Këtë sezon të çmimeve të Hollywood, masa “XXS” i përshtatet të gjithave!
Lavjerrësi është lëkundur nga format e Kardashian dhe trupat e skalitur të Pilates deri te siluetat shumë të holla, me personazhe të famshëm si Emma Stone, Demi Moore dhe Jenna Ortega që kanë tronditur shikuesit në tapetet e kuq të Actor Awards dhe Golden Globes.
Nuk është çudi që aktorja Jameela Jamil, e cila ka folur hapur për luftën e saj me çrregullimet e të ngrënit, i quajti gratë "tmerrësisht të dobëta" në ndarjen e çmimeve BAFTA të muajit të kaluar, duke thënë në Instagram: "Të gjitha duken sikur mund të shkëlqejnë. Është një lloj dobësie, që i bën të “brishta."
Ndërkohë që dëshira për të qenë të dobëta nuk është asgjë e re në Hollyëood dhe në industrinë e modës. Madje Kate Moss ka thënë edhe një nga thëniet e saj, ndoshta mund ta quajmë edhe më famëkeqe "Asgjë nuk shijon më mirë sa ndjesia e të qenit i dobët", dhe duket se ne kemi hyrë në një kufi të ri.
Burime të shumta i thanë Page Six se edhe yjet që janë tashmë të dobët tani po marrin të ashtuquajturat mikrodoza, ose doza "të vogla" të Ozempic ose "injeksioneve" të tjera për humbje peshe që janë sasi më të vogla se doza terapeutike e miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) - zakonisht, pacientët fillojnë me injeksione 0.25 ml për muajin e parë dhe rriten që nga ajo kohë.
“Tani ekziston një stigmë për të pasur çfarëdolloj peshe”, tha një stiliste dhe ish-redaktore e Vogue për Page Six.
Një dermatologe e shquar në Hollywood shtoi: “Klientet e mia femra… kanë marrë mikrodoza GLP 1 për një kohë të gjatë. Pozitiviteti i trupit mbaroi në momentin që GLP-të filluan të mbushnin tregun. Kushton më pak mikrodozimi, është më i tolerueshëm për trupin - dhe prapë mund të hani çdo gjë pa problem”.
Edhe pse, ndoshta, jo mjaftueshëm.
Nutricionistja e të famshmëve, Jess Baker, i tha Page Six se kohët e fundit ka vënë re “shenja të dukshme të dobësimit të muskujve te disa të famshëm, aty ku nuk ishte e pranishme më parë – tëmtha të zbrazëta, klavikulat e plota që duken, shpatulla të dala jashtë”.
“Në një mjedis klinik, këto ndryshime nga niveli bazë janë shkak për alarm. Ato mund të tregojnë kequshqyerje, që do të thotë se trupi nuk po merr mjaftueshëm nga ajo që i nevojitet për të funksionuar”, tha Baker.
Një stiliste e njohur tha për Page Six se ata që i veshin yjet janë në një pozitë të vështirë tani. Ata duan që klientët e tyre të duken sa më mirë, por gjithashtu duan që ata të jenë të shëndetshëm. Dhe kanë frikë se disa personazhe të famshëm nuk e vënë re se sa shumë të dobët janë.
“Nuk mund t’u thuash këtyre aktoreve se janë shumë të dobëta. Ato thjesht do të thonë, por [një aktore tjetër] është më e shkurtër se unë!”, tha stilistja e famshme.
Në fakt, një tjetër stilist i personazheve të famshëm tha se ka edhe presion të vërtetë që yjet të mbajnë të njëjtën linjë me njëri-tjetrin: “Një aktore e sheh një tjetër të dobësohet, pastaj një tjetër bëhet edhe më e dobët.”
Por, pavarësisht se aktoret duan të shfaqin klavikulat e tyre të spikatura, disa stiliste po gjejnë mënyra krijuese për t'i mbuluar ato.
“Do zgjidhja edhe një xhaketë që të mos ekspozohej shumë, për ta kompensuar”, tha për Page Six një stiliste e brendshme e një marke të njohur mode. “Ndonjëherë bëjmë një fustan pa rripa dhe shtojmë në një shtresë, një këmishë poshtë. Veshim një pallto ose një xhaketë të vogël”.
Ndërkohë, pronari i një salloni ekspozite në Hollywood që është veçanërisht popullor në këtë kohë të vitit tha se rrobaqepëset janë më të zëna se kurre, sepse edhe masat e dërguara për veshjen janë shumë të mëdha për personazhet e famshëm.
“Në fakt, sollëm disa rrobaqepës dhe prerës rrobash të shkëlqyer që njohim, i instaluam në një dhomë të pasme dhe krijuam një atelie për të vendosur fustane që vinin nga Evropa menjëherë pas pasarelës. Pothuajse të gjitha duhej të merreshin në këtë sezon çmimesh”, tha pronari e sallës së ekspozitës.
Në fund të fundit, nuk janë vetëm ilaçet për humbje peshe që nxisin trendin e ri të të qenit super i dobët.
“Ata po e plotësojnë humbjen e peshës me kirurgji në fytyrë”, tha ish-redaktorja e Vogue për Page Six. “Edhe 20-vjeçarët po i nënshtrohen kirurgjisë- bukale, e cila heq jastëkët dhjamor mbi nofulla, për t’i bërë faqet më të dobëta”.
Chrissy Teigen e ka pranuar faktin që e ka bërë këtë procedurë, ndërsa ka shumë postime në Reddit që spekulojnë për personazhe të tjerë të famshëm që mund ta kenë bërë atë.
Por ekspertët paralajmërojnë se, ndërsa plakeni, humbja e peshës mund të krijojë një problem të varjes së lëkurës së tepërt.
“Nëse je në një moshë të caktuar, duhet të shqetësohesh për lëkurën tënde. Nuk je një llastik që rikthehet në gjendjen e meparshme”, tha Hoza Rodriguez, një stilist që ka punuar me SZA, Gwen Stefani dhe Becky G.
Ai thekson se aktoret nuk po bëjnë emër - dhe pasuri - vetëm në ekran. Marrëveshjet fitimprurëse me shtëpitë e modës dhe markat e bukurisë janë shumë të lakmuara në Hollyëood.
“Kur bëhet fjalë për një marrëveshje me një markë — dizajnerët janë shumë selektivë. Ka vetëm një numër të caktuar që duan të punojnë me të famshëm që janë në madhësinë e Lizzos”, tha ai, duke vënë në dukje se edhe Lizzo ka humbur 28 kilogramë. “Ata i japin hapësirë në platformë, personave në një masë më të madhe se “s” vetëm një ose dy personave në të njëjtën kohë.”
“Askush nuk dëshiron të duket më si J. Lo. Mjaft me të pasme të mëdha. Gjithçka ka të bëjë me modën e dobët të vitit 2001”, tha Rodriguez.
Dhe industria e filmit ka nevojë edhe për këto marrëveshje me markat, për të mbajtur në punë makinën e saj të promovimit dhe publicitetit.
“Realiteti është se markat janë ato që mbajnë xhepin tani”, tha së fundmi për Vanity Fair stilistja Kate Young, e cila punon me yje të mëdhenj si Margot Robbie, Dakota Johnson dhe Rose Byrne . “Kur fillova ta bëja këtë, kompanitë filmike paguanin. Fitoja para duke bërë një turne për shtyp, dhe tani paguhem më pak për të njëjtën punë sesa paguhesha 15 vjet më parë. Dhe kompanitë e prodhimit tani mbështeten vërtet te yjet e filmit që kanë marrëveshje me markat për ta subvencionuar këtë.”
Rodriguez, për shembull, beson se bota e modës është e emocionuar që të qenit i hollë është përsëri në modë pas vlerësimit të lëvizjes pozitive ndaj trupit dhe gjithëpërfshirëse të madhësisë.
“Shtëpitë e modës po e ndryshojnë këtë situatë. Njerëzit janë shumë të lodhur nga kjo mjegullnajë”, tha ai. “E kanë kaluar këtë, ka ardhur në një pikë ku gjithçka ka shkuar shumë larg. Shtëpitë e modës po bëjnë atë që duan.”
Ish-redaktorja dhe stilistja e Vogue i tha Page Six se shqetësohet se vijat e paqarta po hollohen shumë.
“Ka shumë presion që ato të jenë të holla, ku ndalesh? Kur është e holla shumë e hollë? Në modë dhe Hollyëood, gjithmonë je në kërkim të diçkaje, je shumë e re, shumë e vjetër, shumë e shkurtër, shumë e gjatë, bjonde — kjo krijon një mjedis ku nuk je kurrë e mjaftueshme”, tha ajo.
"Pasi të dobësohesh, ti nuk ndalesh dot. Vazhdon të mendosh se çfarë tjetër mund të përmirësosh?"/Përktheu ZËRI nga Page Six