TIRANË-Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer jetën e saj personale, ku një nga momentet më të vështira ka qenë divorci me ish-bashkëshortin e saj Gent Prizreni. E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, Maliqi ka rrëfyer se gjithçka ndodhi kur ajo ishte në moshë të re 17 vjeç dhe pas 17 vitesh martesë, ndarja sipas saj erdhi si pasojë e kohës. Këngëtarja arsyeton se kur rritesh njerëzit fillojnë mendojnë ndryshe, reagojnë ndryshe, evolojnë dhe nuk je më ai personi që ke qenë dikur, duke theksuar se në prioritet kalon fëmija.
Këngëtarja shprehet se divorci në moshën 34-vjeçare pas 17 vitesh martesë nuk është i thjeshtë, por thekson se mbi të gjitha do veten dhe kërkon të respektohet.
Jonida Maliqi: Unë jam lidhur në moshë fare të re, unë jam lidhur në moshën 17-vjeçare dhe kam kaluar 17 vite me babain e Danit. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, sigurisht që Dani ishte shumë i vogël, ishte 5 vjeç dhe kisha nevojë për të qenë familje, megjithatë ishte një zgjedhje ku mendoj që erdhi si pasojë e kohës kur njihesh në moshë fare të vogël, njerëzit fillojnë mendësojnë ndryshe, reagojnë ndryshe, evolojnë dhe ti nuk je më ai personi që ke qenë dikur dhe sidomos ne nënave, grave na ndodh një lloj metamorfoze dhe fillojmë e shikojmë me një tjetër këndvështrim, prioritet është fëmija, jo më vetja jote. Kështu që mendoj më mirë të jesh në një familje të minimizuar, por të jesh i lumtur brenda katër mureve të shtëpisë, sesa të kesh pasiguri, të kesh konflikte dhe mos të jesh në paqe me veten. Mendoj që divorci nuk është i thjeshtë, në mënyrë absolute, por nuk është edhe fundi i botës. Ne kemi lindur vetëm dhe vetëm do të vdesim. Unë mbi të gjitha dua më së shumti veten time dhe kur dua veten time do të dua çdokënd që do të më respektojë, do të më vlerësojë dhe do të rrugëtojë me mua në të mirë e në të keq. Mendoj që dy prindër duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keq.
Këngëtarja Jonida Maliqi hodhi në gjyq ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizrenin për shkak se nuk paguan pensionin ushqimor për djalin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçanta për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Në kërkesën e saj, këngëtarja parashtronte se ish-bashkëshorti nuk kishte bërë pagesën prej 2 mijë eurove në muaj për 'pensionin' e të birit, ashtu siç kishin rënë dakord.
Një tjetër pikë ku përplasen palët është edhe apartamenti ku jeton këngëtarja, bashkë me djalin, Danin. Këngtarja pretendon se apartamenti është “banesë bashkëshortore”, por biznesmeni nuk e ka respektuar marrëveshjen për të blerë një apartament të ri për të, por as për të birin. Në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro. Në fund gjykata vendosi që ish-bashkëshorti të shlyejë detyrimet sipas marrëveshjes së caktuar nga divorci./ZËRI