SHBA- Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexh aka mbështetur publikisht studentët shqiptarë në Maqedoniën e Veriut të cilët do të protestojnë nesër për të këkruar që provimet e Jusiprudencës në gjuhën shqipe.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar dhe mbështeti kërkesat e studentëve për të drejta të barabarta.
Më tej, artistja u shpreh se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe barazinë për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.
“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza të tërë, kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare. Studentët po protestojnë kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe këtë të hënë. Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët”- ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Që në fillim të prillit studentët shqiptarë kanë ngritur shqetësime për kufizimin e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet universitare dhe gjithashtu kanë mbajtur protestën e parë në sheshin kryesor të Shkupit.
/ZËRI