VJENË- Mbrëmja finale e “Eurovision 2026” solli emocione dhe spektakël, ndërsa Shqipëria arriti të sigurojë 145 pikë me këngën “Nan”, të interpretuar nga Alis. Artisti shqiptar elektrizoi skenën me performancën e tij, duke marrë duartrokitje të shumta dhe vlerësime pozitive nga publiku europian e juritë profesionale.
Fitues i Eurovision 2026 u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, duke grumbulluar 516 pikë.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle” me 343 pikë, ndërsa podiumin e plotësoi Rumania në vendin e tretë, me Alexandra Căpitănescu dhe këngën “Choke Me”, me 296 pikë.
Renditja e Top 5 në Eurovision 2026
Bullgaria – 516 pikë
Izraeli – 343 pikë
Rumania – 296 pikë
Australia – 287 pikë
Italia – 281 pikë
Pikët për Shqipërinë
Pikët maksimale për Shqipërinë erdhën nga Portugalia, e cila i dha vendit tonë 12 pikë. Ndërkohë nga vota e publikut ai arriti të merrte 85 pikë.
Portugalia- 12 pikë
Mali i Zi- 10 pikë
Kroacia- 8 pikë
Qipro- 8 pikë
Malta- 6 pikë
Azerbajxhani- 6 pikë
San Marino- 5 pikë
Belgjika- 3 pikë
Izraeli- 1 pikë
Greqia- 1 pikë
Ndërkohë, Bullgaria shkroi histori duke fituar për herë të parë këtë kompeticion, duke marrë fitoren në një finale të lënë në hije nga bojkoti për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit dhe luftës në Gaza./ZËRI