Qytetërim

Sonte finalja e 'Eurovision 2026'! Shqipëria performon e 5-ta, si të votoni këngën “Nân”

Gara e mbrëmjes do të hapet nga Danimarka, për të vijuar me Gjermaninë, Izraelin dhe Belgjikën, para se skena t’i besohet Shqipërisë.

F.I
Sonte finalja e 'Eurovision 2026'! Shqipëria performon e 5-ta, si
Alis Kallaçi

VJENË-Sot në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2026. Shqipëria do të performojë e pesta në renditje mes 25 shteteve konkurruese. Vendi ynë përfaqësohet nga Alis Kallaçi, me këngën e tij emocionuese “Nân”. Gara e mbrëmjes do të hapet nga Danimarka, për të vijuar me Gjermaninë, Izraelin dhe Belgjikën, para se skena t’i besohet Shqipërisë.

Alis arriti të sigurojë kualifikimin pas natës së dytë gjysmëfinale, ku elektrizoi arenën Wiener Stadthalle, duke bërë që kënga e tij të renditet si më e klikuara në këtë edicion.

Votimi:

Votimi do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të qëndrojë aktiv gjatë gjithë performancave, si dhe për 40 minuta pas këngës së fundit. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar. Sipas rregullores së festivalit, publiku nuk mund të votojë për përfaqësuesin e shtetit të vet nga brenda atij territori.

Mbështetësit e Alisit që ndodhen në një nga 35 shtetet pjesëmarrëse të këtij edicioni mund të votojnë përmes telefonit, SMS-së, ose platformës zyrtare esc.vote. Udhëzimet specifike dhe numrat e telefonit do të shfaqen në ekranet e transmetuesve lokalë.

Publiku nga vendet që nuk marrin pjesë në Eurovision mund të votojë online ekskluzivisht në platformën esc.vote. Për këtë kategori, votimi hapet që në mesnatë (sipas orës CEST), mbyllet shkurtimisht para nisjes së spektaklit live dhe rihapet sërish pak para performancës së parë. Votat e “Rest of the World” do të mblidhen dhe llogariten si një set i plotë pikësh shtesë, me të njëjtën peshë si një shtet konkurrues.

Renditja e disa prej vendeve të tjera në finale përfshin Izraelin në vendin e tretë, Australinë të tetën, Francën të 15-ën, Finlandën të 17-ën dhe Suedinë të 20-ën./ZËRI

Poll

MOS HUMB