Qytetërim

Kim Kardashian si avokate! Ylli i reality show-t diplomohet pas 6 vitesh

Për të festuar arritjen e saj, familja dhe miqtë e saj organizuan në një ceremoni private diplomimi për të festuar këtë arritje të yllit të reality show-t.

k.m.
Kim Kardashian si avokate! Ylli i reality show-t diplomohet pas 6 vitesh
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian festoi diplomimin e saj nga Shkolla e Drejtësisë pas 6 vitesh “luftë” për t’u bërë avokate. Themeluesja e "Skims" ndau arritjen e saj me miliona ndjekës pëmes një "Story" që postoi në Instagram, duke ndarë dhe një falenderim për të gjithë ata që i qëndruan pranë, gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, por vërtet domethënës për të.

Për të festuar arritjen e saj, familja dhe miqtë e saj organizuan në një ceremoni private diplomimi për të festuar këtë arritje të yllit të reality show-t.

Kim Kardashian si avokate! Ylli i reality show-t diplomohet pas 6 vitesh

“Për të gjithë ju ishit me mua në këtë rrugëtim,”- u shpreh Kim Kardashian.

MOMENTI ME VIDEO: 

Në këtë ditë të shënuar, ajo ishte veshur me një pulovër gri, fund lëkure të kombinuara me taka të bardha. Po ashtu, nuk mund të mungonte as kapelja e diplomimit.  44-vjeçarja zbuloi se interesi i saj për shkollën e Drejtësisë “u zgjua” kur po shikonte një video në Twitter, pa dhënë më shumë informacione.
N

jë nga mentorët e saj tha se “historia e saj mund të frymëzojë shumë njerëz”. Gjashtë vjet më parë hyri në këtë degë vetëm me një dëshirë të madhe për të bërë drejtësi, duke mësuar "gjuhën" e ligjeve. Kim Kardashian i kushtoi 18 orë në javë për 48 javë në vit studimeve të saj; dhe këtë axhendë e mbajti rreptësisht për 6 vite rresht. Ajo kaloi orë të tëra duke rritur katër fëmijë, duke drejtuar biznese, duke xhiruar reality shown e famshëm, por kurrë nuk la pas pasionin e saj.

Kim Kardashian ka kaluar testin e Përgjegjësisë Profesionale Shumështetërore, dhe tani është gati të japë provimet përfundimtare të Provimit të Avokatisë, i cili do t’i lejojë asaj të ushtrojë profesionin e avokates në shtetin e Kalifornisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB