Qytetërim

Reali me një lëvizje synon dy fitore: hyn në garë për Niko Uilliamsin

Madrilenët duan të projektojnë anti-Jamalin te lojtari i Bilbaos.

Redaksia Zëri
Reali me një lëvizje synon dy fitore: hyn në garë për
Niko Williams

SPANJË- E përditshmja sportive spanjolle “Marca” raportonte se sulmuesi i Atletikut të Bilbaos, Niko Uilliamsi, pasi nuk ia doli të sigurojë finalen e shumëdëshiruar të Ligës së Evropës me bardhekuqtë, shfaqet si një perspektivë tërheqëse për Realin e Madridit.

Madrilenët duan të projektojnë anti-Jamalin te lojtari i Bilbaos.

Transferimi i tij mund të mos jetë i thjeshtë për t'u realizuar për shkak të klauzolës së lirimit prej 58 milionë eurosh, por për Realin e Madridit kjo shifër nuk është problem nëse lojtari i kalon të gjitha filtrat përzgjedhës që klubi mbretëror i ka të fortë.

Prej kohësh emri i Uilliamsit është lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona, ndërhyrja me sukses e Realit do ta ndalonte forcimin e pakonkurrueshëm të gjeneratës së re të spanjollëve të blaugranat dhe po ashtu do të sillte zëvendësues me shumë cilësi pas largimit të brazilianit Rodrigo./ZËRI

Poll

MOS HUMB