BRATISLAVË- Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me atë të Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45, nëse kombëtarja e Kosovës fiton ndaj Sllovakisë, do të përballet me fituesin e duelit tjetër Turqi-Rumani.
Po ashtu, edhe Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sonte me Poloninë në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës. Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët në këtë ndeshje teke, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play- off kundër fituesit e çiftit Ukrainë - Suedi.
Botërori 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik./ZËRI