Qytetërim

Misioni "Botëror 2026", nisin 'ethet' e play-off-it! Shqipëri-Poloni, si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Për herë të parë në histori, Kombëtarja shqiptare, ka një shanc më afër se kurrë, për t'u kualifikuar dhe për të përjetuar emocionet e një Botërori.

zh.ll
Misioni "Botëror 2026", nisin 'ethet' e play-off-it!
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të zbresë sot në fushën e lojës në Varshavë, përballë Poloninë, për të luajtur 90 minuta historikë, për një vend në finalen e play off-it që të dërgon në Botëror. Ekipi përfaqësues ka udhëtuar dje drejt Varshavës mërkurë, ku pas akomodimit në hotel, skuadra ka nisur seancën e fundit stërvitore.

Kuqezinjtë mbyllën përgatitjet të mërkurën. Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore, duke treguar përqendrim maksimal dhe gatishmëri për përballjen që konsiderohet jetike për ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës, një objektiv ende i paarritur për Shqipërinë.

Me 26 lojtarë të ftuar për këtë takim, Sylvinho dhe stafi i tij ishin të detyruar që 3 prej tyre t’i dërgonte në tribunë. Në këtë pikë, tekniku kuqezi nuk ka dilema pasi ka nxjerr nga lista finale Jasir Asanin, Nazmi Gripshin dhe Klisman Caken.

Këto janë 3 lojtarët e sakrifikuar, ndërsa i ka besuar dy prurjeve të reja në këtë grumbullim, Pllana dhe Pilo.

Përballja me Poloninë përbën pengesën e parë në këtë rrugëtim historik. 

Për herë të parë në histori, Kombëtarja shqiptare, ka një shanc më afër se kurrë, për t'u kualifikuar dhe për të përjetuar emocionet e një Botërori. Pas fazës së grupeve, Shqipëria është afruar një hap më shumë në rrugëtimin e saj. 'Play-Off'-i mbetet faza e fundit për të kaluar. 

Në konferencën një ditë para sfidës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se kjo do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kuqezinjve, ndërsa kapiteni Gjimshiti tha se ekipi është gati për të realizuar ëndrrën e Botërorit.

Takimi Poloni - Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës. Në rast se kuqezinjtë kalojnë polakët në këtë ndeshje teke, më 31 mars do luajnë sërish në udhëtim për finalen play- off kundër fituesit e çiftit Ukrainë - Suedi.

Botërori 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik./ZËRI

Poll

MOS HUMB