Qytetërim

Lando Norris kampion i Formula 1, i mjafton vendi i tretë në garën e Abu Dhabit

Lando Norris u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2025

E.K
Lando Norris kampion i Formula 1, i mjafton vendi i tretë në
lando norris

ABU DHABI- Lando Norris është shpallur sot kampion bote në Formula 1 për vitin 2025. Vendi i tretë arritur në garën e fundit sezonale, atë të zhvilluar në Abu Dhabi, i mjaftoi pilotit britanik të McLaren për t’u shpallur kampion bote për herë të parë në karrierën e tij.

Gara u fitua nga holandez i Red Bull, Max Verstappen, por kjo s’mjaftoi për të korrur titullin e pestë. Verstappen qëndroi dy pikë pas Norris në renditjen e përgjithshme, duke u detyruar të dorëzojë kurorën e kampionit, që rikthehet te një pilot britanik.

Në vendin e dytë sot u rendit australiani Oscar Piastri, që edhe pse shpresoi deri në fund për ndonjë surprizë në garë, nuk ia doli dot mbanë. Një garë që nisi me 20 pilotë dhe u mbyll po me aq pilotë, ku pati pak surpriza, asnjë flamur të verdhë apo makinë sigurie.

Verstappen e nisi garën nga vendi i parë dhe e ruajti në fundin e saj, ndërkohë që për disa xhiro në krye ishte edhe Piastri. Ai parakaloi Norris në xhiron e parë, por vetëm kaq nuk mjaftoi. Britaniku menaxhoi vendin e tretë me sukses, i mjaftueshëm për titullin.

Rreziku i vetëm për Norris ishte Charles Leclerc, në fillim e në fund të garës, duke iu afruar në 3-4 sekonda. Gjithsesi, piloti monegask i Ferrari nuk shkoi më shumë se vendi i katërt. Në vendin e pestë u rendit britaniku George Russell me Mercedes.

Në zonën e pikëve u renditën edhe Fernando Alonso (vendi 6), Leëis Hamilton (vendi 7), Esteban Ocon (vendi 8), Oliver Bearman (vendi 9) dhe Gabriel Bortoleto (vendi 10). Hamilton bëri një garë të mirë, pasi u nis nga vendi i 16-të dhe fitoi 9 pozicione.

Pas garës Norris foli për mediat, duke qenë i emocionuar. Në lot në sy ai komentoi këtë triumf të madh.

“Faleminderit djema, o Zot. Më keni bërë ëndrrat realitet, shumë faleminderit“, tha Norris direkt nga makina, teksa bënte xhiron e kthimit në bokse.

Më tej, ai shtoi: “Ju dua djema. Faleminderit për gjithçka, e meritoni. Ju dua mami, ju dua babi. Faleminderit për gjithçka. Nuk po qaj! Jam i lumtur“.

“Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë. Ka qenë një nder për mua të dueloj me Piastri e Verstappen për titull. I përgëzoj të dy. Ia dolëm mbanë”, tha Norris.

Poll

MOS HUMB