Qytetërim

Liga e Kampionëve/ PSG përballet me Liverpool, presim derbi spanjoll dhe gjerman!

Kampionët në fuqi do të luajnë me rivalët e qytetit Atletico Madrid, ndërsa Bayern Munchen do të përballet me Leverkusen.

k.m.
Liga e Kampionëve/ PSG përballet me Liverpool, presim derbi spanjoll
Champions League

NYON- Është hedhur shorti për 1/8 e Ligës së Kampionëve dhe është pak të thuhet se na presin disa ndeshje spektakolare. Paris Saint-Germain do të takohet me Liverpoolin, ndërsa ndeshjet e tjera janë derbi spanjoll dhe gjerman. Kampionët në fuqi do të luajnë me rivalët e qytetit Atletico Madrid, ndërsa Bayern Munchen do të përballet me Leverkusen. Zikaltrit e Interit do të luajnë me holandezët e Feyenoord, ndërsa Arsenal pret PSV. Ndërsa francezët e Lille do të presin Borussia Dormtund, ndërsa Aston Villa do të luajë kundër Club Brugge.

Ndeshjet e fazës së 16-të janë caktuar për datat 4 dhe 5 mars dhe 11 dhe 12 mars.

Raundi i 16 çifteve:

Bruges - Aston Villa

Borussia Dortmund - Lille

Real Madrid - Atletico Madrid

Bayern – Leverkusen

PSV - Arsenal

Fejnord - Inter

PSG - Liverpool

Benfica - Barcelona

Shorti në Nyon ka përcaktuar shortin për finalen që do të hidhet më 31 maj në Mynih./ZËRI

Poll

MOS HUMB